• |
ide | kryesore

Cristiano Ronaldo përmirëson sprintin: e ndihmojnë ‘takat’ e një sporti tjetër

-Instant, Sport



Cristiano Ronaldo mezi pret të kthehet në fushë e nuk i lë asgjë rastësisë, si e ka zakon në fakt, për tu prezantuar në rifillimin e Serie A në formë e i kthjellët e, nëse është e mundur, më i mirë akoma se përpara ndërprerjes. Portugezi në ditët e fundit është duke testuar taka të reja për atletet, që mund ta ndihmojnë në start. Bëhet fjalë për “thumba” të versioni rugby, që do ti garantonin CR7 një impakt më të mirë me terrenin.

Nuk është se është dicka e paprecedentë, sepse në Ligue 1 , sulmuesi i Montpellier, Andy Delort, është duke i përdorur. E jo rastësisht në 19 shkurt ai ka vendosur rekordin e shpejtësisë shpërthyese në kampionatin francez me 36,8 km/h. Mjaftueshëm për të bindur CR7 të provojë takat e reja, që mund ta ndihmojnë të shfrytëzojë më mirë akoma sprintin e tij. Në fund të fundit, janë detajet ato që bëjnë diferencën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *