• |
ide | kryesore

Demi Lovato reagon kundër Trump, ‘Do paguash për heshtjen’

-Instant, Paparazzi, Slider



Demi Lovato ka kritikuar ashpër presidentin Donald Trump.

Këngëtarja e njohur, Demi Lovato, është përfshirë në debatin për personat me ngjyrë. Lovato përmes një postimi i reagoi ashpër presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Ajo ka shkruar një reagim bashkë me Matthew Scott Montgomery dhe Sirah, pas deklaratave të Trumpit rreth ndalimit të protestave. “Donald Trump, bëhu lideri që ne kemi nevojë të jesh. Unë në fakt po të lutem, sepse jemi të detyruar që të kemi ty president deri në nëntor, pastaj do të detyrohesh të paguash për heshtjen tënde, për mungesë së udhëheqjes dhe veprimeve”, ka shkruar ajo.

Me moton “Black Lives Matter” tash e sa ditë po protestohet në Amerikë pas vrasjes së afro-amerikanit George Floyd.

Image



1 Comment

  1. Nuk është dëgjuar asnjëherë presidenti Trump që të deklarojë publikisht se është kundër protestave paqësore, përkundrazi kjartazi ka deklaruar se i mbështet ato.
    Ai është deklaruar kundër dhunës, plaçkitjeve , djegjeve e shkatërimeve të pronës publike e private por edhe kundër një emigracioni të pa kontrolluar nëpërmjet të cilit në SHBA të hyjnë grupe terroriste të çdo lloji, ekstremistë islamikë, komunistë apo fashistë apo edhe trafikantë e mafiozë.
    Padyshim që vrasja e një qytetari amerikan me ngjyrë, duke patur parasysh që në SHBA ka akoma njerëz me tendenca të urrejtjes racore, është një veprim barbar, por nga një statistikë e publikuar, na del se në SHBA, që në përplasjet e policisë me civilët keqbërës, shumicën e viktimave të vrara nga policia në rrethana të ndryshme, rreth 43% , janë qytetarë “të bardhë” autoktonë me prirje kriminale, e të tjerët janë ose pjestarë të grupeve mafioze të vëndeve latine, ose emigrantë ilegale e legalë të grupeve terroriste islamike.
    Kësaj këngëtares së “madhe” me emër latin, do ti bëja pyetjen :
    A do të bënte thirrje për luftë kundër Trumpit e qeverisë amerikane të dalë nga zgjedhjet, nese polici “i bardhë” të kishte vrarë një keqbërës “të bardhë” të dyshuar ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *