• |
ide | kryesore

Dhuna tek Teatri/ Sandër Lleshaj nuk njeh ligjin ose e ka shkelur me qëllim atë

Lajme, Të fundit



Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka treguar me deklaratat e tij në mbrojtje të policëve pa numra identifikimi në protestën e 17 majit, se në rastin më të mirë nuk e njeh ligjin e policisë dhe në rastin më të keq e ka shkelur atë me dashje dhe për këtë duhet të mbajë përgjegjësi.

Në seancën dëgjimore në Kuvend për policët pa numër identifikimi në protestën e për shembjen e teatrit më 17 maj, Lleshaj tha me arrogancë dhe prepotencë se:

“Nuk do të shihni punonjës policie që do të kenë numra identiteti sepse janë të identifikuar nga drejtuesit e tyre. Të gjitha barrën për dështimin e operacioni e ka drejtuesit i tyre dhe emrat e tyre i dini.

Në qoftë se doni përgjegjësi politike, keni emrin tim. 

Policia e Shtetit nuk njeh hierarki, nuk njeh askënd tjetër përveç ligjit”. 

Deklarata e tij është e paligjshme. Ajo bie ndesh me ligjin dhe rregulloren e policisë së shtetit.

Në ligjin për Policinë e Shtetit, në nenin 89, saktësohet se punonjësi i policisë duhet të “përdorë uniformën, shenjat dhe simbolet e policisë vetëm gjatë kryerjes së shërbimit dhe në përputhje me rregullat e vendosura”.

Ndërsa në Rregulloren e Policisë së Shtetit, në nenin 37, i ndalohet punonjsëve të policisë që të heqin ‘simbolet, emblemën, gradat, stemat sipas shërbimeve të Policisë, shenjat dalluese etj. nga uniformat që kanë në përdorim; dhe të modifikojnë pjesë të veshjes policore.’

 Të gjithë punonjësit e policisë gjatë protestës kundër shembjes së Teatrit Kombëtar në 17 maj, nuk kanë pasur numër identifikimi në uniformat e tyre. Ndaj minsitri duhet të mbajë përgjegjësi për shkeljen e ligjit dhe rregullores së policisë.

Policët dhunuan qytetarë, gazetarë, arrestuan dhjetra prej tyre dhe hodhën gaz lotsjellës.

Asnjë prej protestuesve dhe gazetarëve të dhunuar nuk ka mundësinë të identifikojë policët që dhunonin në mënyrë të paligjshme.

Ministri Lleshaj e ka mohuar vazhdimisht se policia ka ushtruar dhunë në 17 maj, madje ka akuzuar protestuesit se kanë dhunuar policët. /exit.al/



6 Comments

  1. Dhe te mendosh qe ky i ka marre mendjen te madhit Kadare per mencurine dhe zotesine e tij! Mos ndoshta nuk duhet te kishim degjuar Kadarene ne kete rast?

  2. ÇA THOTE NJEHERE NUK THOTE HEREN TJETER . NUK KA FAJ , LIGJI KETU NUK ZBATOHET FARE OSE ZBATOHET SIPAS DESHIRES . KY PASKA QENE GATI TE VESH EDHE MINIFUNDIN VETEM TE BEHEJ MINISTER . IDOT

  3. O Sander Lleshi, o te qifsh robt. Po ti qenke me katil se Edi Rama more te qifsh robt.

    Po si more i dergon policet ti me unifmrat e policeve te portokallise mre te qifsh robt.

    Ligji ta kerkon qe polici ne cdo moment duhet te kete numrin dhe mbiemrin ne uniforme. O Llesh, po ligji nuk te thote ty qe “Kur do Sander Lleshi i con policet pa numro e kur do i con me numra”.

    Ti jo minister por edhe mut te thuash ofendoj mutin. Aq pleher njeri je.

    Si nuk del noj shqiptar tja qij motrat me rradhe ketyre barbareve qe tallen me shqiparet. Ne jemi trima qe i fusim plumin tjetrit per nje gervishje makine po kur na degjenerojne keta klysh kurvash fryme syte.

  4. Numrat e identifikimit dhe emrat e policeve mbahen qe te dallohet polici qe abuzon nga polici qe kryen detyren e tij. Kapteri ne krye te MB, as kete nuk e kupton. Nese policet abuzues nuk do kene shenja identifikuese, atehere pergjegjesia per abuzim do i mveshet te gjithe policeve nderkohe qe po pati identifikim per policin, atehere ka pergjegjesi personale. Ky kapter flokebardhe dhe zemerzi, po hedh balte, duke perdorur nje term qe rilindoret e pelqejne shume, mbi policine me shume se kushdo tjeter. Sa per ate qe e quani mosnjohje te ligjit nuk duket e besueshme, ky eshte tejkalim i qellimshem i ligjit duke e kthyer ne bande policine e shtetit. Fatkeqesisht keshtu marrin epitete qe nuk iu takojne edhe policet qe sherbejne me nder dhe qe jane shumica.

  5. Kujt i plas cfare bejn keta zhbirgjo. Keta jan nje band horrash asgje me shum.Keta jane jashtqitje te gjithe. 30 vjet jashtqitje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *