• |
ide | kryesore

Drejtuesja e “Friedrich Ebert”: Sistemi zgjedhor që i duhet Shqipërisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Stine Klapper, drejtuese e zyrës së fondacionit gjerman fondacionit “Friedrich Ebert Stiftung” (FES) në Shqipëri në intervistë për DW flet për reformën zgjedhore dhe argumentet pro & kundër ndryshimit të sistemit aktual zgjedhor. Ajo mbështet një sistem të përzier.

“Në ligjin aktual dhe procedurat ka të meta, deficite të caktuara, përfshirë politizimin e administratës zgjedhore, mungesën e transparencës së financimit të fushatës dhe të efektivitetit të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve zgjedhore” – thotë Klapper.

“Nuk ekziston një sistem zgjedhor, që të jetë i duhuri, më i miri. Avantazhet dhe disavantazhet e opsioneve të caktuara duhet të kuptohen dhe diskutohen nga vendimmarrësit politikë, por edhe nga shoqëria civile pasi kjo është një çështje që ka të bëjë me tërë shoqërinë dhe me çdo person të vetëm që ka të drejtën e votës.

Ka mjaft mosmarrëveshje dhe kritika për sistemin zgjedhor aktual, sidomos për faktin që konsiderohet se i shërben centralizimit të pushtetit. Përkrahësit e listave të hapura shpresojnë që ato do të çojnë drejt demokratizimit të partive politike pasi bëjnë të mundur një konkurrencë më të fortë brenda partive dhe më shumë pavarësi politike të kandidatëve.

E kuptoj këtë argument dhe sigurisht që do të ishte një zhvillim i mirëpritur. Në të njëjtën kohë, kandidatët që janë financiarisht më të fuqishëm do të favorizoheshin në rastin e fushatave zgjedhore individuale dhe zhvillimi i një platforme programatike më të fortë nga partia politike – e cila gjithashtu do të ishte e nevojshme për konsolidimin demokratik – mund të pengohet nëse kandidatët individualë fitojnë në sajë të premtimeve individuale. Siç e shihni, ka gjithmonë pro dhe kundër.

Kështu që, nëse është e mundur, një sistem i përzier do mund të ofronte një zgjidhje më të mirë. Gjithsesi, së pari mendoj që çështja e sistemit zgjedhor ka nevojë për diskutim të mëtejshëm midis aktorëve shqiptarë dhe së dyti, ashtu si thashë, cilësia e një sistemi demokratik varet më shumë nga rregullat e një ligji zgjedhor” – thotë Klapper. ©LAPSI.al



13 Comments

  1. Kjo nuk eshte ne terezi. S di ku eshte. Shi ca thote: “…kandidatët që janë financiarisht më të fuqishëm do të favorizoheshin në rastin e fushatave zgjedhore individuale…” Nderkohe qe kriminelet ne parlament i futen kryetaret me proporcionalin e mbyll. Dikur kishim dicka ne dore me mazhoritarin, vini na lepiheshin te gjithe, dhe i kapnim prej xhakete. Sot, na kane shtrenguar fort prej testikujsh, dhe as iluzionin e demokracise nu e tolerojne. Rrofte Juri!

  2. Kjo Stine eshte njeri pozitiv dhe e zgjuar, se e njoh nga afer, ka rreth nje vit qe jeton ket. Me kete qendrim qe po man jane dy mundesi, ose nderkombetaret nuk ia kane fare idene se cfare ndodh ne Shqiperi (gje qe ka shume mundesi) ose po mbeshtesin fuqishem diktaturen ketu.

  3. Keta “elspertet” me nje vit eksperience ne shqiperi, me beso, jane me te rrezikshmit: nuk e dine ku fillon ekzotizmi e ku akademizmi. Diktature po e po se kush ka mendjen tani pas pandemise per shqiperine. Halli eshte a do behet diktature afrikane fukarej e vuajtje, diktature vendesh si uzbekistani e azerbajxhani me elite katnare super te pasur e popull me 5 lek ne xhep e me inteligjencien ne diaspore, apo autoritarizem stil etdogani me kriza pa fund ekonomike e politike por me stabilitet oligarkik. Asaj stines thuji qe je thjesht nje borgjeze karrieriste nga perendimi, tip am main ose nrw, kurrsesi hamburg ose berlin, por sigurisht pa üike nuhatje. Gjermanet edhe kur kane vrare gjymen e europes, njerez korrekt e te mire kane qene. Puna eshte cfare bejne

  4. O zoteri, fajin nuk ta kane nderkombetaret por Shqipetaret qe jane popull dele dhe shpirt zi.
    Kur po bisedoja prishjen e teatrit me nje miken time franceze (nuk ka lidhje dhe nuk ka ardh asnjeher ne AL) nuk po me besonte, po me thoshte ke dicka personale ti me KM e vendit tend qe e shan kaq shume, me thoshte: a keni qeveri, a keni parlament, po i thoja une dhe mu pergjigjte qe vendimet meren ne menyre kolegjale dhe vendos shumica. Nuk ia kap mendja perendimoreve se ne ca gjendje te mjeruar jemi ne Shqipetaret, se sa popull dele jemi.
    Para disa vitesh rastesisht kam qendruar disa dite ne shoqerine e nje eksponenti te larte politik te nje ambasade “shume” te rendesishme perendimore, kishte rreth 1-3 muaj qe kishte filluar misionin ne AL dhe po me pyeste per Shiperine, si funksionojne gjerat ketu (po me pyeste mua jo se dija me shume se te tjeret por per faktin se pjesa tjeter e grupit iu servilosnin gjith diten per poziten qe kishte, kjo ishte aq evidente sa mua me vinte turp me qen Shqipetar, une per buk vdes e nuk i lepij bythen kujt). Ne fillim nuk po besonte asnje llaf ca i thosha une, iu duknin absurde, por pasi pyeti dhe 2-3 veta te tjere filloi ti kuptonte gjerat. Dhe filloi po me pyeste prap dhe gjate gjith kohes nuk bente asnje koment, vetem degjonte. Ki parasysh qe perpara se te vine ktu ato bejne 1-3 muaj trajnim mbi Shqiperine dhe prap se prak nuk ia kane fare idene se ca behet ketu. Ne fund ja plasa troc une kete punen e nderkombetareve qe vine ketu vjedhin korruptojne dhe bejne vendin lomsh (i dhash dhe disa fakte konkrete mbi zullumet qe kishte bere vendi i saj ketu), ne fund pak a shume me tha: “ne vijme ketu per te mbrojt interesat e vendit tone, jo per tju sherbyer ju, mos prit ta bejne Shqiperine nderkombetaret (thene me fjalet e mia, se nuk ishte kaq e drejtperdrejt)”.
    NQS doni te keni nje jete paksa dinjitoze, te jetoni si njerez, ju sugjeroj te ikni nga ky vend i qelbur, me njerez shpirtlig.

    1. Ke degjuar ndonjehere per kolonializem dhe neokolonializem? Edhe zonja amerikane qe qendron pas proporcionalit te mbyllur kur i thashe qe me kete rrezikoni demokracine, tha berisha e kerkoi, etj… Puna eshte qe kur e pyeta kush jane patronet e berishes dhe kush jane te rames, m’i tha me emer e mbiemer. Po kur i rreshtuan 140 deputete per te votuar?! Po kur… Po kur…
      Me sherbetore ka nis ky muhabet, me sherbetore do vazhdoje. Do vazhdoje basha te beje te veshtirin sa te shkarkohet pak ideja e maxhoritarit. Lexo o burre lexo. Fillo me terxhumanin e i. Azizit pastaj te vibe vete tekstet e tjera. Dhe mos mendo se perendimoret nuk jane barbare. Mjaft te shohesh pakicave c u bejne

    2. Thjesht fakti qe ne nje fjale “perendimore” fut gjithe gjeografine pa marre parasysh asgje tjeter – klasa edukimi profesioni etj – eshte tregues inferioriteti… Tipik i atyre qe punojne me te huajt ne shqip. Keta ndermjetesit mes te hujve dhe shqiptareve, tip rama veliaj. Nuk kam iluzione hic, vec pak shprese te Albon Kurti. Shnosh

    3. “kur i thashe qe me kete rrezikoni demokracine” A je ne terezi apo jo. Amerika nuk ka Demikraci per vete, e jo me te na aksportoj ne Demokracine. A e ke pare se ca u be me primaret atje para ca muajsh?
      Une nuk kam inferioritet kundrejt askujt, perkundrazi… Por jam thjesht realist. Normalisht qe dhe ne Europe ka shume “injorant” por nuk krahasohet fare me ne. Per mos me shku me tej, sko nje her ne Beograd dhe shife diferencen kulturore qe ka me Tiranen. Nuk eshte faji im qe shqipetaret jane popull derra. Me ka ndosh shpesh her (gati gjithmone) ne Europe (Franc, Gjermani, Ceki …) qe kur i leron rrugen ose i mban deren nje femre si e re ose plake te buzeqesh dhe te thote faleminderit, ndersa te Shqiperi shumicen e rasteve as nuk te shikojne fare e jo me te falenderojne. Mora nje shembull banal per te treguar se nuk ka te bej klasa e nivelia shoqeror. Kosovaret e rrezuan Albinin dhe ulen dhe breket vetem se ia kerkoi Amerika (e cila, nga sa kam info une mbeshtet vetem Diktaurat dhe deri me sot nuk ka ndihmuar asnje Shtet te behet Demokraci, per te mos fol per Grabitjen qe i beri kanalit te Panamas etj …) per mendimin tim, nje vend i tille nuk e ka te gjate ekzistencen.
      Mos ja ver kot fajin neokolonialzatoreve, faji eshte vetem i Shqipetareve. Perendimi u perpoq me qindra vite per te kolonizuar Iranin (Persine) por lesht e currit ia arriti. Kultura eshte gjeja me e rendesishme qe ka nje popull.

  5. Zonja ka plotesisht te drejte sistemin zgjedhor qe ka Shqiperia sot e ka vetem Rusia e Putinit! Po nuk u hapen list listat do vazhdojne te nderrojne vendet dy partite e mdha dhe LSI qe kane 30 vjet qe e plackiten popullin! Duke u hapur listat dhe duke e ber sistemin mazhoritar me korrektim propocional kombetar u hapet rruga levizjeve te reja qe te shporrin politikanet e vjeter! Ana tjeter e medaljes eshte se ambasadoret mbajne anen e mazhorancave ne cdo kohe keshtu benin ne kohen e merhumit Sali ,keshtu bejne edhe ne kohen e palloshit Edvin! Ben propagand ambasadori I Britanise per te futur Shqiperine ne Europ ,kur vendi I tij doli nga Europa! Pse dy ambasadoret e tjere ai gjerman dhe ajo bucja e Amerikes nuk I detyrojne te adaptojne sistemin Danez??

    1. Ja shihe nivelin e Shqipetareve (pa ofenduar askend) nuk dine as te kuptojne ate qe po lexojne, e jo me te arrine te kene mendimet e veta.

      1. O njeri, nuk gjykohet me blloqe kjo pune. Ata qe duhet te dine cilesine dhe sasine e burimeve ne shqiperi, e njohin shume mire. Mos harro qe 50 mije diploma po t’ia heqesh amerikes – minimumi kaq i kan ik shqiperise per 30 vite – e ndjen njefare krize. Normal, se nga beogradi s ka ik njeri, kan ik nga fshatrat. Kurse ne shqiperi jane debu njerez me diploma, dhe nga keta me patrone. Cave u kane thy komet (dylberit) cave duret, etj etj Ky ketu qe sdi te lexoje do ngeli. Ne mes te berlinit ke injorante gjermane sa te duash, mu ne hakesher markt roza lux plac… P8 s i kon mor gjermanise 500 mije diploma. Menohu mire kur tw flasesh

      2. O njeri, e di si eshte puna, une nje jete kam, po te vazhdoj te rri ketu (Shqiperi) do te thot me e cu jeten dem. Une nuk jam kaq idealist…

        1. Ketu behet fjale ti veme emrin gjese tamam sic duhet, ose me sakte ne dhe kjo gjermanka. Se kush e pruri punen deri te njeri ne berlin tjetri ne paris, atehere duhet te jesh korrekt dhe te thuash qe rama berisha etj jane thjesht mret i zi i vene nga mbreti i bardhe siper zezakeve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *