• |
ide | kryesore

Inter ‘biznesmen’: shet Lautaron 110 milionë euro, gjen zëvendëësuesin për 15

-Instant, Sport



Në kohën kur shtohen gjithnjë më shumë zërat për një lamtumirë të Lautaro Martinez, në drejtim të Barcelonës, Inter po punon për të bërë një goditje në repartin e avancuar, duke kërkuar gjithnjë në Argjentinë. Duke qenë se Lautaro rezultoi blerje e zgjuar, zikaltrit duan të vazhdojnë në këtë orientim, duke balancuar kualitetin e cmimin, si kriter fondamental. Në shënjestër të njerëzve të merkatos zikaltër e të Javier Zanetti, është Adolfo Gaich, qendërsulmuesi 21 vjecar i San Lorenzos. “Duam ta shesim në këtë dritare merkato – ka pranuar Diego Delledonne, menaxheri i klubit argjentinas -. Presidenti ka një raport shumë të mirë me Zanettin e Gaich është gati”.

Në aksin Milano-Barcellona po punohet për të kuptuar termat ekonomikë të shitjes së Martinez tek katalanasit, me Ausilio që nuk lëviz nga vlerësimi pre 110 milionë euro të klauzolës së zgjidhjes së kontratës. Në të njëjtën kohë në shtëpinë e Inter shihet edhe për të ardhmen e ky këndvështrim ka profilizuar zgjedhjen për Gaich: “Klauzola është 15 milionë dollarë – ka konfirmuar Delledonne për FcInterNeës -, por është plotësisht e negociueshme. Kemi një raport shumë të mirë me Zanettin…”.

Ajo që nuk diskutohet është mënyra e tratativës: asnjë huazim, vetëm shitje me titull përfundimtar: “Idea jonë është ajo që ta lejojmë të largohet në këtë dritare merkato – ka konfirmuar tekniku i San Lorenzo -. Gaich ka karakteristikat e moshën e duhur për të bërë mirë në cilëndo shoqëri, edhe në një klub të madh si Inter”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *