• |
ide | kryesore

“Kam darkuar më shumë me Cholo se me familjen time: Simeone humb krahun e djathtë tek Atletico

-Instant, Sport



Kishte kohë që përflitej, por sot mbërriti zyrtarizimi: pas 9 vitesh, German ‘el Mono’ Burgos do të largohet nga Atletico Madrid në fund të sezonit. Tekniku argjentinas ka vendosur të ndahet nga miku i tij vëllazëror, Diego Simeone, për të tentuar karrierën si trajner i parë. “Pas 10 vjetësh në Liga, besoj se jam plotësisht në gjendje të drejtoj një skuadër – ka shpjeguar ai në faqen zyrtare të klubit – Nuk është një lamtumirë. E ardhmja do të tregojë nëse do të rishihemi”.

Cholo do të humbasë kështu krahun e tij të djathtë legjendar. “Është një mik, njihemi prej shumë kohe – ka treguar Burgos -. Kuptohemi me shenja, pa shenja, me shikime, pa shikime. Me sinjale nga 50 metra e di cfarë më thotë. Kam drekuar e darkuar më shumë me Cholo se me familjen time sepse tetë vjet me Argjentinën, plus vitet me Atletico si lojtar, plus si trajner gjithnjë me Atletico… Është një kohë e gjatë. Të kuptohesh në këtë mënyrë është e mrekullueshme”.

Përpara se të ndahet nga Atletico (e ardhmja mund të jetë në Argjentinë ku ndiqet nga River Plate e Union Santa Fé), el Mono ka një ëndërr të madhe: “Ka ende objektiva për të arritur, si të kualifikohemi në Champions League sezonin e ardhshëm e ëndërrën e të gjithëve: të fitojmë Champions League”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *