• |
ide | kryesore

Meghan Markle komenton vrasjen e George Floyd

Paparazzi, Slider

Lëvizjes kundër diskriminit racor i është bashkuar edhe Dukesha e Sussekx, Meghan Markle. Duke folur për ngjarjet që pasuan vdekjen e afroamerikanit George Floyd, dukesha u shpreh e keqardhur që fëmijët e sotëm duhet të rriten në këtë frymë raciste, ndërsa situatën në SHBA si “shkatërruese”.

“Unë e di, që ju jeni të vetëdijshëm që jeta e afroamerikanëve vlen” tha Meghan në një video për studentët që diplomohen këtë vit në universitenin e Los Anxhelosit.


Vdekja e Floyd-it ka nxitur një mllef ndaj dhunës policore, duke çuar në protesta mbarëkombëtare, disa të dhunshme dhe me dhjetëra të shoqëruar në disa qytete të SHBA.

“Gjatë dy javëve të fundit kam qene duke planifikuar të them disa fjalë për ju për diplomimin tuaj, dhe siç e kemi parë të gjithë ajo çfarë po ndodh në vendin tonë, në shtetin tonë dhe në qytetin tonë të lindjes LA është absolutisht shkatërruese, “tha Meghan, nëna e së cilës është afrikano-amerikane dhe babai është i bardhë.

“Gjëja e parë që dua t’ju them juve është që më vjen keq, më vjen shumë keq që ju duhet të rriteni në një botë ku racizmi është Akoma I pranishëm”, shtoi ajo.

Dukesha, një ish-aktore amerikane dhe gruaja e nipit të mbretëreshës Elizabeth Prince Harry.

Familja mbretërore e Britanisë sipas traditës nuk komenton çështje politike. Sidoqoftë, Meghan dhe Harry u larguan nga rolet e tyre zyrtare mbretërore në fund të marsit dhe tani po jetojnë në Los Angeles me djalin e tyre, Archie.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu