• |
ide | kryesore

Miku i ngushtë i Rita Orës flet për paragjykimet për shkak të ngjyrës

-Instant, Paparazzi, Slider



Të paragjykohesh për shkak të ngjyrës është shkaktar i sëmundjeve mendore përfshirë këtu edhe depresionin.
Të shumta janë rastet ku për shkak të depresionit, shumë të rinj shohin si zgjidhje vetëvrasjen.

Një ndër ta ka qenë edhe miku i ngushtë i këngëtares shqiptare Rita Ora, Vas J Morgan.
Ai ka treguar se njerëzit janë treguar racistë me të vetëm për shkak të ngjyrës.
Ish-ylli i serialit “Towie” ka treguar se e ka përjetuar aq keq atë situatë sa ka menduar që të bëjë vetëvrasje.

Në një intervistë për “Daily Mail” ai ka shtuar ndër të tjera se këtë periudhë tanimë e ka kaluar dhe kjo histori e ka bërë më të fortë.
Morgan për vdekjes tragjike të George Floyd ka qenë më i ndjeshëm dhe ka vendosur që t’ju vijë në ndihmë të gjithë njerëzve që bien pre e racizmit.

Për këtë arsye ai ka grumbulluar më shumë se 20,000 paund në më pak se 12 orë për t’i ndihmuar njerëzit me ngjyrë në mënyrë që të kenë më shumë mundësi për shërbime ndaj shëndetit mendor.
Morgan krijoi fushatën “I Am Enough” në GoFundMe të hënën, ku kanë dhuruar fonde edhe emrat e njohur si: Paris Hilton, Joan Smalls, Nadia Essex dhe futbollisti Ben Chilëell.
“Vendosa të marr këtë nisëmë për shkak të gjithçkaje që po ndodh tani. Ka qenë shumë traumatike për mua sepse ka ngjallur shumë ndjenja të vetëvlerësimit të ulët për shkak të ngjyrës së lëkurës time”, është shprehur miku i Rita Orës.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *