• |
ide | kryesore

Mjeku i Anderlecht frikëson Inter: “Lukaku u stërvit në garazhd, nuk ka kohë të bëhet gati”

-Instant, Sport



Mjeku social i Anderlecht, Kristof Sas lancia frikëson Inter me afirmimet e tij mbi Romelu Lukaku. Anëtari i stafit mjekësor të klubit belg, që njeh mirë fizikun e sulmuesit, ka folur për sporza.be për rifillimin e Serie A e të kampionateve të tjerë, duke u përqendruar mbi të gjitha tek reagimi fizik i lojtarëve.

Duke folur në vecanti për Lukaku, mjeku social i Anderlecht është shprehur: “Të luash ndeshje pas ndeshje do të jetë shumë e vështirë pr futboillistët e do të ndihet në trupin e tyre. Mbi të gjitha sepse vijnë nga një inaktivitet i gjatë. Lukakut i është dashur të stërvitet në garazhd. Tani nuk do të ketë kohë të adaptohet me ritmin e gjithë atyre ndeshjeve. Besoj se do ta ndjejë në mënyrë të vecantë në lëvizjet klasike si sprinti, kthimi në hapësira të ngushta ose pasimi i topit. Duhet të stërvitesh në grup për të bërë gjithë këtë. Tani do të jetë si të shkojë në betejë e të rrezikojë të vritet me shpejtësi. Pas gjithë asaj periudhe ndalese humbet forca, shpejtësia e rezistenca. Duhet të ingranosh sërisht fibrat muskulare e duhet bërë në mënyrë të kontrolluar e jo me nxitim”.

Mjeku i Anderlecht ka folur edhe për mënyrën e përgatitjes së rifillimit të futbollit, duke u shprehur krejt kundër sistemit me të cilin po punohet: “Nga ana mjekësore më duket natyrisht jo optimale të përgatitësh kaq shumë ndeshje si ësht parashikuar, po natyrisht ka interesa të tjera në lojë”, ka përfunduar Sas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *