• |
ide | kryesore

Mustafa sulmon Albin Kurtin e Vjosa Osmanin pasi Avdullah Hoti mori detyrën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa kritikoi ish-kryeministrin Albin Kurti dhe kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani për bojkotim të bashkërenditur mes tyre sa i përket mosudhëheqjes së seancës së Kuvendit nga nënkryetarja e LDK-së dhe refuzimit për t’ia dorëzuar detyrën e Kryeministrit Avdullah Hotit nga ish-kryeministri Kurti.

Mustafa ka shkruar në Facebook se bojkotimi i bashkërenditur i seancës nga Osmani dhe Kurti nuk iu bëri punë.


“Bojkotimi i bashkërenditur i znj. Vjosa Osmani, Kryetare e Kuvendit dhe z. Albin Kurti, ish Kryeministër, nuk iu bëri punë. 

E para iku nga përgjegjësia ta drejtojë seancën e Kuvendit, në të cilën bashkëpartiaku i saj i LDK-së do të votohej për Kryeministër, kurse partia e saj, LDK, ku akoma është nënkryetare, do ta drejtonte koalicionin qeverisës. Veprim i papresedan dhe i papërgjegjshëm”, ka shkruar Mustafa.

Kreu i LDK-së, ka thënë po ashtu se deklarata e Kurtit që nuk ia dorëzon detyrën atij që e ka shkarkuar është e ulët.

“Sot, Albin Kurti i iku përgjegjësisë t’ia dorëzojë detyrën Kryeministrit Hoti. Deklarata e tij se nuk ia dorëzon detyrën njeriut qe e ka shkarkuar është e ulët dhe e pasaktë. Në fakt para se ta shkarkonte z. Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë, Kurti e shkarkoi vetëveten me votën e mbi 2/3 të deputetëve”, ka thënë Mustafa.

Ai tutje ka thënë se pamja e sotme kur Hoti mori detyrën e Kryeministrit vetëm me ceremoninë e nderit të FSK-së tregoi se para tij nuk kishte kryeministër.

“Pamja e mëngjesit të sotëm e Kryeministrit Hoti, në ceremonin e nderit të njësisë së FSK-së, flet qartë se para tij nuk kishte Kryeministër. Sepse çdo kryeministër me sjellje normale do t’ia dorëzonte detyrën pasardhësit të tij”, ka shkruar kryetari i LDK-së.

8 Comments

  1. RICHARD GRENELL DO TE PERDHUNOJ HASHIM THAQIN ISA MORINA MUSTAFON,HASHIM THAQIN DHE BATON HAXHIUN thotë:

    IK OR ZAGAR IK SE JE ME I QELBUR SE RRAHMON MORINA ,IK SE RICHARD GRENELL DO JUA FUS KA**N NE BY***TH JUVE ,HASHIM THAQIT ,BATON HAXHIUT ,EDI RAMES DHE YMER GELBAZA KELLIRES

  2. Problem ne diskursin e ketij ish titisti eshte fakti se çkupton ai me normale. Eshte problem i madh per ne te kuptojme keta ish komunista,sepse jane sa te pa burre aq dhe hipokrite e gjithashtu me nje ndjenje persekucioni per ata njerez qe nuk mendojne si ata. Race demode qe i ka ikur koha por fatkeqesht mes shqiptareve ata kane akoma mundesi te gjallojne.

  3. Albini u ba kryeminister nga vota popullore,zoti Hoti u ba kryeminister nga nje puc klanore e antidemokratike, si mund te pretendohet qe nje kryeminister legjitim ti dorzoje detyren nje te paligjeshmi ?

  4. O ti Pleh topall !Je per boten tjeter dhe i bere demin me te madh demokracise dhe lidhjes demokratike te kosoves !Ne zgjedhjet e radhes do dalesh force e katert politike !E di pse o matuf i perlyem ne afera korruptive dhe njeri i kapun ne korrupsion ?Prej Zonjes Vjosa Osmani,fytyres se re dhe shpresedhenese per Kosoven e re !Ne shoqate e çove partine e ke LDK-ja ne sherbim te Hashim Thaçit,turp te kesh !
    VO:Tani mos harro kafen me edvinin e rames ,shqipfolesin tradhtar te kombit,ne sherbim te serbise !

  5. Shume nivel i ulet edhe Osmani edhe Kurti. Osmani si kryetare e Parlamentit eshte e obliguar ti udheheqe seancat. Kurti duhet ti dorezonte detyren si burrat (femije). Dhe jo nuk ja dorezoi detyren “ati qe e kam shkarkuar “ pak qesharake se ne ate moment vet Kurti ishte i shkarkuar. Mustafa i tha te sakta. Jane te obliguar si udheheqes te shtetit te veprojne, jo te sillen si kalamaja.

  6. Popull shkerdhate shqiptar !!!
    Mire ti’u behet sepse ashtu jeni ngjizur.
    BESA e shqipkarit asht antibesa.
    Sepse jena te pabese per pasoje lindi e famshmja :”BESA e Shqipkarit”.
    Asnjehere nuk pakten BESE.
    Komb pa shtylle,lapanxhoz,interesaxhinj-zorraxhinj.
    KONICA:”Shqiptarin e ban mik,s’te ban pune,e ban armik te han mune”…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu