• |
ide | kryesore

Po ndiqte një të kërkuar, aksidentohet makina e policisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ndjekja e një personi nga policia ka përfunduar me makinën e këtyre të fundit jashtë rrugës. Aksidenti ka ndodhur në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Laç pranë fshatit Spitel të Lezhës, ku shërbimet e policisë kanë qenë ne ndjekje të një automjeti, me te cilin lëvizte një person i kërkuar për vjedhje.

Automjetet ishin me shpejtësi të lartë por në një moment shoferi i makinës së policisë ka humbur kontrollin dhe makina ka dalë nga rruga. Për pasojë kanë mbetur të plagosur lehtë oficerët e policisë të cilët ishin në makinë ndërsa i kërkuari këtë herë ja doli të shpëtojë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *