• |
ide | kryesore

Premier League aprovon rregullat e reja: 5 zëvendësime me 9 lojtarë në pankinë

-Instant, Sport



Pesë zëvendësimet po rezultojnë një ide e gjetur për të shmangur sa më shumë dëmtimet, që gjithnjë e më tepër po shfaqen në rifillimin e futbollit pas gati tre mujash inaktivitet. E këtë sistem të sugjeruar nga UEFA ka ndërmend ta aprovojë edhe Premier League, që do ti besojë pesë zëvendësimeve për rifillimin e kampionatit të parashikuar për në 17 qershor pas stopit për Koronavirus. Ndryshimet do të bëhen në tre pauza gjatë lojës, pa llogaritur atë të pushimit mes pjesëve.

Klubet kanë vendosur gjithashtu të shtojnë njëkohësisht edhe numrin e zëvendësuesve që ulen në pankinë nga shtatë në nëntë. “Për pjesën e mbetur të sezonit 2019-2020, numri i zëvendësimeve të lejuara gjatë një ndeshje do të rritet nga 3 në 5”, lexohet në komunikatën për shtyp.

Kjo masë, shkruhet në vendim “është konform modifikimeve provizore të rregullave të caktuara (International Board) në muajin e kaluar”. Kampionati anglez do të rifillojë në 17 qershor e janë 92 ndeshjet që do të zhvillohen për të cuar në fund sezonin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *