• |
ide | kryesore

Reforma zgjedhore, Basha përfundon takimin me aleatët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i PD, Lulzim Basha ka mbajtur sot një takim 2- orësh në kuadër të procesit të negocimit dhe konsensusit për Reformën Zgjedhore. Basha priti sot në takim Kryemadhin, Idrizin dhe Mediun teksa diskutuan për marrëveshjen që mund të arrihet. Dje kreu demokrat tha se vetëm një çështje ka mbetur pa u zgjidhur, depolitizimi i administratës zgjedhore.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim tha dje se topi tashmë është në fushën e Bashës dhe pritet vetëm vendimi i tij për të arritur konsensusin në Këshillin Politik dhe për finalizimin e Reformës Zgjedhore.

Palët politike thyenë më 31 maj afatin e vetëdakordësuar dhe prej 4 ditësh janë 3 ambasadorët, Yuri Kim, Duncan Norman dhe Luigi Soreca që po tentojnë të bindin palët për një marrëveshje.

Sipas deklaratës së djeshme të Kim, marrëveshja është shumë afër dhe ngërçi mbetet vetëm tek depolitizimi i administratës zgjedhore pasi mazhoranca dhe opozita paraqesin skena të ndryshme por vendimin e merr sipas saj Lulzim Basha.



5 Comments

  1. Berisha-Meta, që i kërkojnë të mos firmosë asnjë marrëveshje, e cila do të çonte në hapjen e negociatave për Shqipërinë.

    Këta të fundit janë duke i bërë presion Bashës, nëpërmjet mediave të tyre.

    Fillimisht ishte Çlirim Peka, ndërsa sot është Nikoll Lesi, që nëpërmjet organit zyrtar të LSI-së dhe Ilir Metës, gazetës “Koha Jonë”, i thotë Lulzim Bashës se duhet të zgjedhë mes Amerikës dhe Berishës e Metës.

    1. o robqir. Rilindja prish teatro, dhunon gazetare e protestues, mbron pa asnje standart drejtore policie qe shkelin ligjin me te 4 kembet, vjedh kompetencat e presidentit per te caktuar gjyqtare kushtetues, eshte e zhytur ne korrupsion dhe ti vazhdon e na thua se Shqiperia nuk do te futet ne EU sepse nuk firmos pseudoreformen zgjedhore Luli Basha

  2. Se kujt i plas se cfare bejne keta hajde gjeje. Se kuptoni qe keta kane nga 1000 militante secili mbar surratit te vet dhe kaq. hajde mendje hajde. keta do treten te gjithe. pa nam e nishan. do treten te gjithe .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *