• |
ide | kryesore

Reforma zgjedhore, Basha pret në seli aleatët e PD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i PD, Lulzim Basha ka filluar sot takimet në kuadër të procesit të negocimit dhe konsensusit për Reformën Zgjedhore. Basha pret sot në takim Kryemadhin, Idrizin dhe Mediun teksa do të diskutojnë për marrëveshjen.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim tha se topi tashmë është në fushën e Bashës dhe pritet vetëm vendimi i tij për të arritur konsensusin në Këshillin Politik dhe për finalizimin e Reformës Zgjedhore.

Palët politike thyenë më 31 maj afatin e vetëdakordësuar dhe prej 4 ditësh janë 3 ambasadorët, Yuri Kim, Duncan Norman dhe Luigi Soreca që po tentojnë të bindin palët për një marrëveshje.

Sipas deklaratës së djeshme të Kim, marrëveshja është shumë afër dhe ngërçi mbetet vetëm tek depolitizimi i administratës zgjedhore pasi mazhoranca dhe opozita paraqesin skena të ndryshme por vendimin e merr sipas saj Lulzim Basha



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *