• |
ide | kryesore

SHBA i jep 5.5 milionë USD Shqipërisë për ngritjen e Akademisë së Transparencës: Mbështet Reformën në Drejtësi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasada amerikane në Tiranë njofton se SHBA ka dhënë një tjetër ndihmë për Shqipërinë, që kap shifrën e 5.5 milionë dollarë.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, ambasada e SHBA thekson se kjo shumë do të shkojë për ngritjen e Akademisë Amerikano-Shqiptare të Transparencës.

Sipas Amerikës, do të rrisë transparencën dhe integritetin e qeverisë dhe të institucioneve publike e private, si dhe do të mbështesë reformën në drejtësi.

“Shtetet e Bashkuara njoftojnë me kënaqësi një ndihmë tjetër zhvillimi për Shqipërinë, në shumën 5.5 milionë dollarë, për ngritjen e Akademisë Amerikano-Shqiptare të Transparencës (USATA). Kjo Akademi do të rrisë transparencën dhe integritetin e qeverisë dhe të institucioneve publike e private, si dhe do të mbështesë reformën në drejtësi. Akademia do të ndihmojë gjithashtu Qeverinë e Shqipërisë të menaxhojë donacionet e marra për rimëkëmbjen nga tërmeti, si dhe fondet e tjera publike, në një mënyrë transparente dhe të përgjegjshme që do të jetë në dobi të atyre që kanë më shumë nevojë. Kjo ndihmë është pjesë e kontributit mbi 700 milionë dollarë të Shteteve te Bashkuara për Shqipërinë në 20 vitet e fundit”, thuhet në njoftimin e ambasadës.



7 Comments

  1. Boooolllll, nese problemet familjare ne shtepi ti zgjidh xhaxhai, kunata, kusheriri, krushku, fqinji…. ate shtepi e ka mare lumi, edhe shtetin nese e drejtojne ambasadoret qe ikin ne cdo 3 vjet e ka mare lumi sic e ka mare Shqiperine qe kur shpalli pavaresine, ne bejme çfare thone ambasadoret dhe themi çfare duan ambasadoret. Ka erdhur koha qe intelektualet shqipare ti zgjidhin vete problemet e shtetit te tyre. Kur hodhi benzine dhe nuk u dogj asnje plloçe te ministrite ambasadat u “alarmuan”, kur po digjen institucionet deri dhe fetare ne tempullin e demokracose askush nuk e hapi gojen? Kim shih hallet e shtetit tend, booll na ngateruat dhe na late pa gjyqesore dhe pa ndeshkim. Ketom para jane per t’u vjedhur dhe ngrene eskpertet tuaj te famshem qe deri me sot kane shtuar peshqit e medhenj ne lumenjte, liqenet, detet e oqeanet. Mbeshtetje opozites per vendimin qe do mare duke mos ju bindur JU.

  2. I fusni direkt tek llogaria e rames,sepse i menaxhon ai.edhe per termetin ashtu e beri.dha numrin e llogarise personale dhe iu tha donatoreve ti depozitonin aty leket,eurot,sterlinat apo dollaret.ah sa i ngjit dora.

  3. Ska sesi te ndodhi ndryshe kur Amerika (Sorosi) sjell ne Shqiperi majmune lekurverdhe si ambasadore.Prisni se skeni pare gje akoma ka thene lideri boteror kjo eshte vetem fillimi i te keqes pa fund. Kutia e Pandores u hap dhe ferri Rilindjes do te godasi pa meshire ne kokat e shqiptareve

    WELCOME TO HELL

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *