• |
ide | kryesore

Tayna përfundon në revistën prestigjoze Daily Mail, gabimisht

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi pjesë e protestave në SHBA për vdekjen e George Floyd ka qenë edhe reperi i famshëm botëror Tayga. Ai është përfolur shumë nëpër mediat e huaja për lidhjen dhe më pas ndarjen nga Kylie Jenner. Në protestë ai është shfaqur me një shoqen e vet të quajtur Tayna. Të dy kanë qenë të veshur me rroba të zeza dhe me maskë në fytyrë. “Daily Mail”, ka shpërndarë fotot e dyshes në protestë dhe për shkak të emrit të njëjtë, është ngatërruar dhe ka publikuar fotot e reperes Tayna nga Kosova.

“Tyga u shfaq për të mbështetur protestat e vazhdueshme mbi vdekjen tragjike të George Floyd, së bashku me Tayna, një influencuese dhe këngëtare që i ngjan ish-it të tij, Kylie Jenner”, shkruan Daily Mail. Kjo ngatërresë mund të ketë ardhur edhe për shkak se reperi e ndjek reperen Tayna në Instagram.

https://www.dailymail.co.uk/tvshowbiz/article-8382981/Tyga-rocks-black-look-alongside-mystery-Kylie-Jenner-lookalike-George-Floyd-protest.html



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *