• |
ide | kryesore

Zëri i Amerikës/ Pse Yuri Kim e la topin në fushën e Bashës

-Instant, Lajme, Të fundit



Fjala e fundit për një kompromis për Reformën zgjedhore i ka mbetur tanimë opozitës, ndërsa shumica, sipas ambasadores amerikane Yuri Kim, bëri të gjithë lëshimet e kërkuara. Nga residenca e saj ku palët për dy ditë me radhë zhvilluan bisedimet, në prani dhe të ambasadorit të Bashkimit europian Luigi Soreca dhe atij britanik Duncan Norman, ambasadorja Kim ishte e drejtpërdrejtë mbrëmjen e së mërkurës, kur tha se opozita duhet t’i thotë “PO” asaj që e quajti “një marrëveshje shumë të mirë”. Zoti Basha reagoi menjëherë duke u shprehur se “ka mbetur një çështje pa zgjidhur” dhe se opozita “do të bëjë gjithçka për votën e lirë dhe të ndershme”.

Bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje morën një kthesë të fortë në mbrëmje vonë. E mërkura ishte përcaktuar si një afat fundor nga përfaqësuesit ndërkombëtarë, amerikanë dhe europianë të cilët në dy ditë u angazhuan drejtpërdrejtë për arritjen e një rezultati.

Përfaqësuesit e palëve bën një shkëputje rreth orës 19.00 duke shkuar drejt selive respektive për konsultimet e fundit, ndërsa pritej që të hidhnin firmën për marrëveshjen. Por ndërsa përfaqësuesi socialist Damian Gjiknuri dhe përfaqësuesja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari, u rithyen në rezidencën amerikane, kjo nuk ndodhi me dy homologët e tyre të Partisë Demokratike dhe LSI-së, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, të cilët mesa duket kërkuan më shumë kohë, përtej orëve të mbetura të mbrëmjes

Por ambasadorja amerikane Yuri Kim e cila së bashku me ambasadorin e Bashkimit europian Luigi Soreca dhe atë britanik Duncan Norman, ngjan se ishin të vendosur t’i qëndronin angazhimit për përmbylljen e marrëveshjes brenda së mërkurës. “Ne kemi atë që mund të jetë një marrëveshje shumë e mirë”, deklaroi ajo para gazetarëve duke mbajtur në dorë një tekst të shtypur. “Është një marrëveshje që mund ta verë Shqipërinë në mënyrë të vendosur në rrugën e anëtarësimit në BE. Përmban masa që janë trajtuar nga ODHIR. Përmban gjithashtu disa hapa domethënëse që nuk janë rekomanduar nga ODHIR, por që mund të përfaqësojnë një hap përpara për zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri”.

Ambasadorja shpjegoi se “në një negociatë kaq të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë, çdo palë i kërkohet që të japë. që të fitojë Shqipëria. Çdo palë dha dhe çdo palë fitoi. Populli mund të fitojë akoma më shumë”, duke saktësuar se “çdo palë dha, por më duhet t’i jap merita të veçanta partisë në pushtet. Ne e bëmë të qartë se si partia në pushtet ata kanë privilegje dhe përgjegjësi më shumë që të jepnin më shumë se të tjerët, dhe në fakt ata e bënë. Përgëzoj partinë në pushtet për atë që kanë bërë këtë mbrëmje”.

Ambasadorja Kim, e shoqëruar nga dy homologët e saj europianë, bëri të ditur se “ne kemi atë që mund të jetë një marrëveshje shumë e mirë. Është një marrëveshje që mund ta verë Shqipërinë në mënyrë të vendosur në rrugën e anëtarësimit në BE”. Sipas saj, teksti “përmban masa që janë trajtuar nga ODHIR. Përmban gjithashtu disa hapa domethënëse që nuk janë rekomanduar nga ODHIR-i, por që mund të përfaqësojnë një hap përpara për zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri”.

Ambasadorja amerikane nënvizoi më pas se “tani është koha për opozitën, për Partinë Demokratik, për mikun tim Luli Basha që të balancojnë të gjithë faktorët, dhe të thonë “PO” për popullin shqiptar, të thonë “PO” për Shqipërinë në Europë.Topi është në fushën e tij. E ardhmja është në duart e tij”, theksoi ambasadoja amerikane duke bërë në këtë mënyrë përgjegjëse opozitën, nëse marrëveshja përfundimisht do të dështojë.

Nga selia e partisë së tij, zoti Basha reagoi shkurt duke lënë të hapur mundësinë e marrëveshjes. “Është bërë progres drejt dakordësisë për administrimin zgjedhor. Ka mbetur një çështje pa zgjidhur. Dua t’i siguroj shqiptarët se opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka për votën e lirë dhe të ndershme”, deklaroi zoti Basha, ndërsa u shfaq me një pamje të qetë, por duke evituar të jepte detaje të tjera. VOA



17 Comments

  1. Mos u lodhni kot .. se nuk ka marreveshje deri ne 8 qershor.
    PD do ta zvarrisi ceshtjen duke nxjerre pretekse deri ne 8 qershor.
    Mbasi BE te thote qe kushti i reformes zgjedhore nuk u plotesua , nuk hapen negociatat.
    Aty do dali Lulushi si shpetimitari i situates dhe do pranoje te firmosi PER TE MIREN E POPUTLLIT DHE TE INTEGRIMIT NE BE.

    1. shif kur te pranoj Basha , do dali Rama do nxjerri nai preteks.
      Kto po tallin karin me ne .
      Dun me e majt vet gjithmon

  2. Po 15 kushtet e be ne fushen e kujte jane.pse nuk thote kjo mafje ambasadave.keto kushte jane ne doren e kesaje mafje dhe bandes se ramea.po per kete pse nuk e hapin gojen sepse ja u kane mbyllur parate e krimit e droges .

  3. E pabesueshme tallja e trapit. Tani as e rrujne per ta zbukuruar. Enver Hoxha. Lavdi vepres tende. Urgjentisht duhet nje ridimensionim i figures se ketij udheheqesi. Duke filluar nga Sali Berisha dhe te gjithe me rradhe. Varri i tij duhet te cohet perseri tek deshmoret e kombit.

  4. E lexova këtë lajm në VOA me titullin “Ambasadorja Kim : Opozita duhet ti thotë “po” marëveshjes për zgjedhjet”.. dhe nuk i besoja syve.
    Si mund të ketë një marëveshje me konsensus, dhe opozita të urdhërohet nga një ambasador që ti thotë po kësaj marëveshje ?
    Dhe ky kungulli këtu sipër komenton “Lulushin” sikur është ndonjë serb e jo shqiptar.

  5. Bashes i kon dhon MAT. Ai vazhdon me zig zag se aqe ne Hollandeks ashtu ja kon msu msimin … Dhe ne fund kollaren do ta ….. te gjithe …

  6. CFAR KA KJO SORJANJA PSE I KA XJERRE DHEMBET JASHTE KJO NUK PUNON PER DEPERTAMENTI E SHETETIT AMERIKAN MIQ ME TE MIRE TE KOMBIT SHQIPTAR NE 2*SHEKUJ KJO ESHTE SORJANE E IPLIKUAR NE KURTHE POPULLI SHQIPTAR KETE DUHET TA DEBOJ KJO NUK ESHTE AMERIKA KJO ESHTE E SHITUR. KJO E PA TEATRIN KJO E SHEHE HASHASHIN KJO E PA 15-VJECARIN E DHUNUAR NE TE GJITHA THORMAT QE SHTETI I SAJ PO DJEGET PER NJE PERSON TE SEMUR POR QE I NGELI POLICIS NE DORE PO KETU PSE SFLET .CFARE AGJENDE KA KJO YURI KIM PSE SFLET PER VAJZAT E PERDHUNUARA E DHUNUARE PSE SFLET PER LIGJET QE SHKEL SHTETI PSE SFOLI DERI TANI DHE TANI XJERRE DHEMBET POPULLI SHQIPTAR DUHET TE MARRE FATET E TIJ VETE NE DORE DHE JO TE UA LEJ SEKTIT SORJANE FATET E VENDIT QE DO KETE PASOJA KATASTROFIKE PER KETE KOMB……………………

  7. Hysniu shëtiste shpesh nga Kodrat e liqenit në Tiranë. Saliu e merrte vesh orën kur Hysniu dilte nga banesa dhe i qepej pas. Në ato vende ku kishte të pranishëm njerëz, ai i ngjitej përkrah Hysni Kapos dhe i fliste atij pafund, sa e lodhte,mos nenshkruaj lulzim se koka jote ne tepsi nga kryekrimineli salih karaxhic berisha

  8. Be ka 15 kushte , njeri reforma zgjedhore po 14 te tjerat a jane realizuar nga perversi , pse nuk e shqetson trupin diplomatik kushtet tjera qe jane te gjitha per qeverine , turp keto amabsadoret qe kane ardhur ketu per te mbrojtur intersat e vendit te tyre merren me maskaralleqet e mbrendshme , jo ti rregullojne po ti mrapshtojne me shume.

  9. Gezohuni ripjellesit e vegjel qe Amerika po mbron regjimin komunist ne Tirane. Edhe pak sa t’ju vije mesazhi tek cipi qe keni ne bythe qe imperializmi Amerikan eshte armiku i popujve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *