• |
ide | kryesore

A qëndronte Ilir Meta pas lajmit për groposjen e mbetjeve të rrezikshme në Shqipëri?

-Instant, Kryesore, Lajme

A ka qëndruar Ilir Meta pas lajmit të përhapur tre vitë më parë se 1300 kontenierë me mbetje të rrezikshme janë groposur në Shqipëri? Arrestimi i një ish senatori Italian, De Gregorio, shkrime në gazeta serioze si Il Fatto Quotidiano, dhe përmendja në të i një njeriu të përafët me presidentin e republikës e kanë shtyrë mazhorancës të shohë pas gjithë kësaj një komplot për rrëzimin e qeverisë Rama 1.

Në mars të 2017 një faqe pak e njohur italiane “Pianeta Italia”, botoi lajmin se 1300 kontenierët me mbetje të rrezikshme kishin hyrë në Shqipëri me pretendimin se do të groposeshin në Maqedoni, por ato nuk kishin dalë asnjëherë nga kufiri shqiptar.


Ky lajm i publikuar ndërkohë që PD protestonte në çadër dhe Ilir Meta ishte ende kryetar kuvendi e rëndonte tej mase qeverinë e rilindjes. Të mos harrojmë se në atë kohë Rama kishte nisur një projekt për futjen e plehrave në shqipëri që nuk ishte pranuar të votohej nga LSI.

Kryeministi e mohoi që atëhere këtë fakt si një gënjeshtër të rëndomtë. Dhe pas hetimeve dhe përgjimeve të fundit italiane rezulton se ai mund të ketë pasur të drejtë.

Sipas gazetës Il Fatto Quotidiano që bazohet në përgjimet e autoriteteve të këtij vendi, këshilltari i presidentit Meta, Ilir Kulla, ka angazhuar ish-senatorin De Gregorio, për të organizuar një fushatë shpifjesh, me qëllim rrëzimin e Edi Ramës. “Bazuar në atë që doli nga përgjimet, Kulla i kishte dhënë një ‘mandat’ De Gregorios, për të organizuar, përmes njohjeve të tij dhe mjeteve të komunikimit në dispozicion të tij, një fushatë shpifjesh në shtyp për qeverinë shqiptare, e cila do të provokonte rënien e saj ”, shkruan gazeta italiane.

Natyrisht, gazeta nuk i referohet shprehimisht ardhjes së supozuar të 1300 kontenierëve me mbetje në Shqipëri, por koha e publikimit të këtij lajmi përkon me atë të përgjimeve të Ilir Kullës me De Gregorion.

Kaq i është dashur Edi Ramës që të publikojë menjëherë një status që vërteton qëndrimet e tij të mëparshme: “Kjo shpifje plehrash kishte synim të furnizonte me municion kundër meje Çadrën nën dritaren e Kryekuvendarit! Po më e neveritshmja është që plehrat i’u hodhën në fytyrë Shqipërisë në sytë e botës!Ja këta janë opozitarët që duan të shpëtojnë atdheun nga unë!”, shkruajti Rama.

Në një mënyrë të tërthortë njeriu i afërt i Ilir Metës e ka mohuar skandalin ndonëse nuk i ka mohuar lidhjet me ish senatorin e arrestuar Sergio De Gregorio: “Pavarësisht qasjes qesharake të një shkrimi të porositur se unë paskam lobuar kundër qeverisë tonë në Itali e atij që i paskam lobuar dhe më paska paguar për “detyrën” që i paskam dhënë.
Më duhet të them se kjo është vetëm një SHPIFJE dhe asgjë më tepër. Çdo kritikë, oponencë dhe opozitë që kam bërë me këtë qeveri dhe qeveritë e mëparshme i kam patur publike dhe do ti kem publike” ka shkruar Kulla në Facebook po pa dhënë shpjegime konkrete për përgjimet italiane.

Dyshimet për infiltrimin e këtij lajmi shtohen edhe nga fakti se personazhe të dorës së parë në LSI lobuan për botimin e tij në mediat shqiptare. Pra hipotezat se presidenti aktuali i republikës mund të qëndronte pas lajmit të botuar në faqen e panjohur “Pianeta Italia” dhe të rimara pastaj në mediat e Tiranës, nuk janë fare të pabaza.

©Lapsi.al

34 Comments

    1. E kam shkruajtur dhe me perpara, su rruhet nderkombetareve apo mediave nderkombetare per shqiperine apo nje fshat si shqiperia. Shkruajn o per interes te njeres pale o te pales tjeter.

    2. Rilindja e nisi ofensiven per zgjedhjet e ardhshme. Duke targetuar pikat e forta. Si puna Presidentit. Mos u habisni nese degjoni nder qytetet dhe fshatrat tuaj qe kreret apo delegatet e rilindjes dite e nate kontaktojne pikerisht “te fortet” per te kapur zgjedhjet. Sa per BE apo SHBA as qu u rruhet fare se ca do behet. Mjafton te kene akses sipas interesit te tyre, si psh., ceshtja e Kosoves apo ndonje vendburim hidrikarburesh.

  1. Asgje per tu habitur! Lajmi eshte brenda suazes se Edi Rames qe ka dhene prova me pare se ishte gadi te kthente Shqiperine ne poligon asgjesimi te armeve kimine irakene per te cilat u spras kur u ngrit ne kembe i madh e i vogel.
    Ketu jane strehuar dhe ato muxhahedinet iraniane qe nuk ka asnje pellembe vend Amerika ti strehoje (!)
    Pra kush ka plehra, mbetje te rrezikshme dhe muxhahedine d.m.th. ti sjelle ketu se BabaRama ka servilizmin ti pranoje per hir te se ardhmes europiane te ‘Shqiperise qe duam’…

      1. nuk ka rendesi artikulli..
        rendesi ka qe shau Ramen dhe sot ai do flere i qete.
        Komentues te tille me tru te shplare jane perlat e ketij portali.

  2. E gjitha behet per te kunderbalancuar dhe eklipsuar skandalin e bashkepunimit mes mafias italiane (Ndragheta) dhe Lali Erit e Rames, nepermjet ish- kryetarit dhe drejtuesve te tjere te bashkise se Verones, te cilet kane ngritur 2 ndermarrje te perbashketa me Bashkine e Tiranes.

    1. sa i zgjuar qe qenke ti Uliksi..
      Edhe trurin tamim si emri e paske.
      Ndrageta dhe Lali ERi.
      Bravo.

  3. Pse te mundohej Kulla per denigrimin e qeverise Rama?????
    A nuk mundej Sajme Qorri me kusherinjte e vet dhe Audin strehues?
    A nuk mundej Geron Xhafaj me vellain minoster rendi?
    A nuk mundeshin Frroket, Ndoket dhe sorrollopet e tjere te Kuvendit?
    A nuk mundeshin Rroshet, Kajmaket dhe kryebashkiaaket e tjere te denuar?
    A nuk mundej Veliaj i akuzuar atehere per Gjokajn dhe sot per atentat kulturor?
    A nuk mundej ministri Gjiknuri, sot negociator i Vote se Lire, me Cunat e vet Problematike?
    A nuk mundeshin qindra mojera azilkerkues neper Evrope?

    Ne dore te Kulles do te ngelte denigrimi i kesaj qeverie me kete Narko-kryeminister?????

    “Mahhh” – do te thonin ‘talanët!

  4. Berisha-Meta, që i kërkojnë të mos firmosë asnjë marrëveshje, e cila do të çonte në hapjen e negociatave për Shqipërinë.

    Këta të fundit janë duke i bërë presion Bashës, nëpërmjet mediave të tyre.

    Fillimisht ishte Çlirim Peka, ndërsa sot është Nikoll Lesi, që nëpërmjet organit zyrtar të LSI-së dhe Ilir Metës, gazetës “Koha Jonë”, i thotë Lulzim Bashës se duhet të zgjedhë mes Amerikës dhe Berishës e Metës.

  5. Jo vetem njerzit qe qarkullojne milion e eurove te metes si kulla por dhe salihu i cadres cirrej neper fcb dhe tv ku ai paguan per te tilla lajme hetim nga institucionst italiane te ish senatorit dhe jo pacavuret e hajdarmataj qe ja dha lulushit dhe ky gjeti peterin nje lindorin gjerman mori 11 milion eurot dhe e ndau ne tre pjese sipas hajdaramates prokurori i salihut,krahasojini vet shpellkare

  6. Propaganda rilindase ne kushte te soteme qe eshte degjeneruar e poshteruar sa nuk ka politike qe ta mbroje, dalin me shkrime te vjetra ne gazeten italiane, e bejne infiltrim, sa qe e paskan ditur qe nderhyrja e konsultimi i ILir KULLES me senatorin do permbysnin qeverine e diktatorit, por me gazete. Kodoshet rilindas, me ket sulm , duan te godasin opoziten dhe presidentin, dhe te politizojne situaten larg problemeve qe jane koherente, dhe ndraketen italiane te Verones qe ka mareveshje me kondrabandistin e bashkise Tiranes Lali Erin,Me ato akuza qe ngrene rilindasit le te merret prokuroria, kurse me keto probleme qe jane sot me te rendomta se gazetat, le te merret qeveria nese e quan vehten te ndereshme, dhe te kerkoi ndihme nga keshilltaret euro- amerikane qe kane , qe se si te dalin nga kjo gjendje kaosi politik ekonomik qe e kane degdisur po vete gjendjen. Andaj i duhen manovra e fushata te epidemise politike qe idioti, e drejtuesi i te zzallomahise qeveritare qe ka renduar ekonomine me bemat e keqeberesve rilindas, duhet te marre drejtimin qe e kerkon koha, dhe demokracia. vetem shporria e qelbesirave e shpeton kete popull, se cdo artikull apo politike e hedhur per mesymje te pushtetit per ti dhene akoma fryme tradhetareve.

  7. Ndodhi kur Meta ishte krytar kuvendi?Del se Meta do rezonte veten.Peralla të gazetës që është e majtë për të ndihmuar Ramën.Po fillon fushatën për zgjedhje.

  8. Te pretendosh te rrezosh Ramen me 30 mije euro dhe nje gazete koti si ajo Mothers Jones, eshte amatorllik. Pak si e veshtire ta besosh

  9. Po edhe sikur Ilir Kulla të ketë bërë një akuzë politike jo fort të argumentuar, (të tilla soc-komunistët kanë 30 vjet që bëjnë për kundëeshtarët e tyre politikë), a mund të krahasohet ky veprim me abuzimet e verifikuara të Ramës me Bolinon, apo të Veliajt me Ndraghetën, dy aferat e fundit të tyre ?

  10. Kemi një jetë të tërë që marrim fitore të hidhura; ça dreq pune është kjo jona?

    Hera e fundit, në vitin 2005, kombi shqiptar u turpërua para gjithë botës. Kishin kaluar vetëm shtatë vjet qëkurse qeveria ‘demokratikase’ kishte djegur vendin; e kishte djegur deri në themel. Partia ‘Demokratikase’ atë vit kishte arritur një fitore ‘të hidhur, të hidhur pelin’ duke vrarë rreth 3000 vetë nga radhët e kombit të vet; kishte groposur financat e shtetit dhe të individit, kishte akuzuar aleatin strategjik SHBA për ‘grusht shteti’, kishte hapur depot e helmeve dhe të miliona armëve vdekëse; e kishte çuar punën deri aty saqë bota u detyrua të sillte 6000 forca ushtarake për të vendosur paqen mes ‘egërsirave’ shqiptare…. Po ça është kjo punë?!- u tmerrua gjithë bota kur dëgjoi se vetëm pas shtatë vjetësh, shqiptarët votuan xhelatët e vet.

    A doni të votojmë prapë Ilir Metën? Po çfarë mund të bëjë më keq se i ka bërë këtij kombi? Do t’i bëjë edhe një gjë: Do t’i hipë në qafë për ta turpëruar para Botës.

  11. Kryetari i PD Lulzim Basha ishte sot në disa bizneseve në Tiranë.

    Një nga zonjat të cilat ai po nxirrte live në facebook i tha kryedemokratit “ishalla dal bukur, se para nuk dalim bukur, nuk ka gjë vetëm kaptinën më ke nxjerrë”.

    Basha ja ktheu je shumë fotozhenike

  12. na myten shpellaret e Sali Ram vucidolit..keto katunaret u mblidhkan ketu te lapsi …. jane tre veta qe komentojne me emer te ndryshem apo pa emer

  13. Kryetari i PD Lulzim Basha ishte sot në disa bizneseve në Tiranë.

    Një nga zonjat të cilat ai po nxirrte live në facebook i tha kryedemokratit “ishalla dal bukur, se para nuk dalim bukur, nuk ka gjë vetëm kaptinën më ke nxjerrë”.

    Basha ja ktheu je shumë fotozhenike o cecenja e pd

  14. Tiku o katunar shpellar ty duhet me ta fut i here ne goje qe te rrish urte Ta marresh sic e merr gazmenda e PeDes dhe sic e merr mami dhe motra jote

  15. U përpoq të bënte gol me dorë, por më duket se e hëngri sa krahu. E vetmja gjë që fitoi është tenderi i biometrikës, që e merr Erjon Isufi dhe Endri Hasa. Ne demokratët o Xhelal më duket se morëm ka*in edhe këtë herë”, shkruante komentuesi, poshtë statusit të fitores, së Xhelal Mziut.

  16. E kemi fjalën për shpurën e atyre palo-politikanëve idhnakë e agresivë, që shkumbëzojnë papushim helmin e tyre antishqiptar duke i kërkuar Evropës ta braktisë, të mos ta ndihmojë e të mos ta pranojë në gjirin e saj “narko-shtetin”, siç e cilësojnë ata harbutërisht vendin e tyre. E kemi fjalën për atë lukuni pseudo-intelektualësh gjithologë, pseudo-gazetarë e pseudo-analistë, pseudo-filozofë e pseudo-sociologë, pseudo-historianë e pseudo-gjuhëtarë, pseudo-regjisorë e pseudo-aktorë, pseudo-sizmologë e pseudo-virologë, që të refuzuar e të dështuar profesionalisht, shpresojnë se mund të realizohen duke iu bashkuar skalioneve të politikës së rrugës, ku predikojnë braktisjen e zgjedhjeve e të institucioneve dhe marrjen e pushtetit me dhunë e “me revolucion”.

  17. Basha këtë premtim e ka bërë gjatë vizitës së tij të fundit në SHBA (që nuk mbahet mend që kur ka qenë).

    “Zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk ka.

    Ka rëndësi kjo që po e them, se e them nga Uashingtoni”, deklaronte Basha.

  18. Po tani që identifikimi biometrik mori aprovimin nga nga marrëveshja e re, çfarë justifikimi do të nxjerrin? Dhe më e rëndësishmja fare: nëse PD-ja humbet zgjedhjet në vitin 2021, kush do t’ia ketë fajin?

    Është shumë, shumë e rëndësishme që lidershipi i saj dhe vetë kryetari Lulzim Basha t’i japin përgjigje që sot kësaj pyetjeje. Në mënyrë që kur të vijë ai moment, nuk duhet të kemi justifikimin e radhës se na vodhën. Pas arritjes së marrëveshjes,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu