• |
ide | kryesore

“Ai rast kur Mourinho e bëri Ronaldon të qajë”: Modric kujton gati-rrahjen mes tyre

-Instant, Sport



Në autobiografinë në dalje (‘Sipas mënyrës sime’), Luka Modric ka treguar disa episode, në vecanti një përplasje verbale mes José Mourinho e Cristiano Ronaldo që gati përfundoi në rrahje. “Po fitonim në Kupën e Mbretit 2-0, por Ronaldo nuk e ndoqi mbrojtësin kundërshtar në një aksion të tyre në krah. E pashë José të tërbuar me Cristianon e të dy patën një debat të gjatë – ka shpjeguar mesfushori kroat -. E pranoj se ai reagim nga ana e trajnerit më befasoi. Kur u kthyem në dhomat e zhveshjes në pushim e pashë Ronaldon gati në lot nga nervat… ‘Bëj më të mirën e ai vazhdon të më kritikojë’ thoshte. Kur Mourinho hyri e vazhdoi ta sulmonte, gati shpërtheu një rrahje që vetëm ndërhyrja e shokëve e evitoi”.

Modric ka kujtuar në rrëfimin e tij autobiografik edhe sfidën Real-Juve në prill 2018, që u fut në histori për penalltinë në shtesë (faull i Benatia ndaj Lucas Vazquez) që i kushtoi eleminimin bardhezinjve dhe provokòi protestat e forta të Gigi Buffon kundër arbitrit Oliver: “Kur në mes është Real Madrid protestat janë gjithnjë të amplifikuara. E vërteta është se ajo penallti ishte e pastër dhemë krijoi mërzi kur pashë Buffon të reagonte në një mënyrë të tillë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *