• |
ide | kryesore

Arrestohet shefi i policisë së Fushë Arrëzit, akuzohet për një përdhunim 5 vjet më parë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Drejtoria e Hetimit e SHÇBA-së, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka ndaluar mbrëmjen e së premtes shefin e Stacionit Policor Fushë Arrëz, i dyshuar për marrëdhënie seksuale me dhune.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ne vitin 2015, por është kallëzuar se fundmi nga vajza, në prani të një psikologu. Bazuar ne provat e mbledhura, ka dyshime te forta se ne muajin prill 2015, ajo është ngacmuar seksualisht nga një punonjës policie në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kur efektivi ishte me detyre Specialist i Hetimit te Krimeve ne DVP Shkoder.

Shtetasja kishte shkuar për të denoncuar per përdhunimin që i kishin bërë disa persona ne 2015, punonjës të shtëpisë së fëmijës ne Shkodër. SHÇBA ndaloi I.D., me detyre aktuale Shef i Postës se Policisë ne Fushë Arrëz, ne DVP Shkoder, i dyshuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

Policia thotë se materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për hetime të metejshme. Ndërkohë sipas të njëjtave burime autoritetet shtetërore dhe organizata jo fitimprurese kane marre ne mbrojtje shtetasen duke e strehuar dhe duke u perkujdesur, ne nje Qendër Sociale.

Duke perfituar nga ky komunikim publik, SHÇBA i ben thirrje çdokujt qe eshte dhunuar apo ndihet nen presion, te denoncojne menjehere prane Policise se Shtetit apo Prokurorise, si dhe prane SHÇBA nese evidentojne shkelje te punonjesve te Policise, ne numrin 0800 90 90, duke garantuar anonimat dhe reagim te shpejte.



4 Comments

  1. KAMPIONI I EDI RAMES ,SAIMIR TAHIRI ME STAFIN E TIJ ,OSE PERDHUNON OSE TRAFIKONIN DROGE DHE EDI RAMA DHE ORGANIZATA I THONIN -KAMPION

  2. Policia e rrahjes se femijeve rruges, dhe diskretitimin e familjes, policia e gjobave dhe e dhunimit te njerezve neper rruge per nej cope byrek, policia e rrahjes se shoqerise civile per teatrin, etj etj Policia e perdhunimit te femijeve te jetimores qe i rrahin ne ato fare kushtesh..Policia e Rames dhe e Lleshit..Policia e Rindytesise

  3. Termi i Rilindjes Bloshevike “Policia qe duam” ka hyre tashme ne analet e historise kriminale.
    Ishte dhe eshte pikerisht Policia qe Rilindja Bolshevike donte dhe do – policia qe i sherben shefit te madh te mbaje diktaturen personale, ajo qe i sherben nenshefave(Tahiri, Xhafaj, Lleshaj) te korrin frutet e ounes se krimit dhe valixhet me para, si dhe ajo qe i sherben kauzave te ketij sekti kriminal ne raste te caktuara me metoda mafioze(si prishja e Teatrit naten), ku policet e shtetit kthehen ne police pricate PA ASNJE NUMER IDENTIFIKIMI NE UNIFORME.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *