• |
ide | kryesore

Basha pas marrëveshjes për reformën: Më shumë garanci për zgjedhjet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Sot kemi hedhur një hap përpara, për të mundësuar më shumë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri” – shkruan Lulzim Basha pas arritjes së dakordësisë për reformën zgjedhore.

“PD dhe Opozita e Bashkuar është e gatshme dhe po punon përditë për t’jua kthyer qeverisjen shqiptarëve. Në emër të Opozitës së Bashkuar ju shpreh falenderimet tona aleatëve dhe partnerëve tanë euro-atlantikë për ndihmën dhe kontributin e tyre për gjetjen e dakortësisë për administrimin zgjedhor” – shkruan Basha. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Doli nga parlamenti me pretekstin se nuk behej zgjedhje me Ramen dhe se ai do rrezohej, se do beheshin zgjedhje te parakohshme etj etj. Sot del e thot Do hyjme ne zgjedhje. Meqe vajti puna kshu, futi dhe nje koalicion me Ramen dhe tpakten siguron nje vend zv/kryeministri. Fatkeqesi qe PD ka nje kryetar si ti qe me gjithe ato skandale te Rames dikush tjeter ne vendin tend do e kish rrezuar nga pushteti 100 here kete palokryeminister. Hajde bejme shqiponjen tani.

  2. Ku ishim,asgjekundi,çfare beme,asgje,deshtim total i Bashes,te pakten te kerkoje falje dhe te mbaje pergjegjesi per dy vjet te humbura neper rruge pa rruge,vate dhe revolucioni,na la shendene.Rrofte USA!!!

  3. Kemi një jetë të tërë që marrim fitore të hidhura; ça dreq pune është kjo jona?

    Hera e fundit, në vitin 2005, kombi shqiptar u turpërua para gjithë botës. Kishin kaluar vetëm shtatë vjet qëkurse qeveria ‘demokratikase’ kishte djegur vendin; e kishte djegur deri në themel. Partia ‘Demokratikase’ atë vit kishte arritur një fitore ‘të hidhur, të hidhur pelin’ duke vrarë rreth 3000 vetë nga radhët e kombit të vet; kishte groposur financat e shtetit dhe të individit, kishte akuzuar aleatin strategjik SHBA për ‘grusht shteti’, kishte hapur depot e helmeve dhe të miliona armëve vdekëse; e kishte çuar punën deri aty saqë bota u detyrua të sillte 6000 forca ushtarake për të vendosur paqen mes ‘egërsirave’ shqiptare…. Po ça është kjo punë?!- u tmerrua gjithë bota kur dëgjoi se vetëm pas shtatë vjetësh, shqiptarët votuan xhelatët e vet.

    A doni të votojmë prapë Ilir Metën? Po çfarë mund të bëjë më keq se i ka bërë këtij kombi? Do t’i bëjë edhe një gjë: Do t’i hipë në qafë për ta turpëruar para Botës.

  4. Edhe mund te behesh edhe me mire, nese zgjedhjet beheshin me qeveri tranzitore vetem per to, sepse rrezik ziu, edhe ne grahamat e fundit, do te krijoi, por ede mund te organizoi puce qe i perpunojne specialistet e djallezuar te djallezise. Nuk duhet te flihet mbi dafina, se u sigurua vota e lire, jo, sepse letrat jane sot, veprat do jene neser, dhe e nesermja mund qe ta rrezoi te tere optimizmin e realizimit qe te kemi sinqeritetin e popullit ne voten qe do jape. Kur keta, me pa deshire, por te konsultuar me gangot e tyre, pranojne kete formule drujuni se kane plane te tjera krahe marrje, per te realizuar qellimet ndjelle zeza. Opozita, njerezit e sinqerte qe duan demokracine e ata e te gjithe qe duan europen, te bashkohen bashke me veprim konsolidant vetem per ti fitua zgjedhjet, e qe te shpetojme nje here e mire nga nga banda ne pushtet, apo rilindasit qelbesire.

  5. Njelloj si ne 2013 do jete rezultati o xixa kur shtetin e kishte ne dore salihu,ne 2017 ja dha lulushit qe ti shpreson dhe shkoje minus 240 mije vota,fli rehat tani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *