• |
ide | kryesore

Dokumenti/ Kjo është marrëveshja që u firmos për Reformën Zgjedhore

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Siç dihet tashmë Këshilli Politik doli më në fund me një marrëveshje për reformën zgjedhore. PS u tërhoq nga depolitizomi i administratës zgjedhore duke i lënë komisionet e qendrave të votimit dhe ato të numërimit të votave siç ishin. Në përfundim të mbledhjes që ka zgjatur rreth 1 orë e 30 minuta, përfaqësuesit e opozitës, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili thanë se PS tentoi që të kapte komisionet zgjedhore, por pasi nuk ia dolën, u tërhoqën.

Të pranishëm ishin edhe ambasadorët që kanë luajtur një rol kyç për këtë reformë. Bëhet fjalë për ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim, ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, ambasadorin e Britanisë së Madhe, Dunan Norman e ndërsa i pranishëm në mbledhjen e sotme është edhe ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt. Paralelisht me mbledhjen e Këshillit Politik, Lulzim Basha ka mbledhur aleatët në selinë blu. ©LAPSI.al


7 Comments

  1. Kemi një jetë të tërë që marrim fitore të hidhura; ça dreq pune është kjo jona?

    Hera e fundit, në vitin 2005, kombi shqiptar u turpërua para gjithë botës. Kishin kaluar vetëm shtatë vjet qëkurse qeveria ‘demokratikase’ kishte djegur vendin; e kishte djegur deri në themel. Partia ‘Demokratikase’ atë vit kishte arritur një fitore ‘të hidhur, të hidhur pelin’ duke vrarë rreth 3000 vetë nga radhët e kombit të vet; kishte groposur financat e shtetit dhe të individit, kishte akuzuar aleatin strategjik SHBA për ‘grusht shteti’, kishte hapur depot e helmeve dhe të miliona armëve vdekëse; e kishte çuar punën deri aty saqë bota u detyrua të sillte 6000 forca ushtarake për të vendosur paqen mes ‘egërsirave’ shqiptare…. Po ça është kjo punë?!- u tmerrua gjithë bota kur dëgjoi se vetëm pas shtatë vjetësh, shqiptarët votuan xhelatët e vet.

    A doni të votojmë prapë Ilir Metën? Po çfarë mund të bëjë më keq se i ka bërë këtij kombi? Do t’i bëjë edhe një gjë: Do t’i hipë në qafë për ta turpëruar para Botës.

  2. Po fletet e votimin ne anglisht do te jene ?
    Po Hysenit si do tja bejen emrin : Hans ?
    Turp me te madh nuk ka .
    Edhe vietnamezet ne kohen e pushtimit dokumenet i shkruanin se paku ne gjuhen e tyre.
    Sa turp.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu