• |
ide | kryesore

Drekë me distancim social: ja si ruan protokollin Inter në Appiano

-Instant, Sport



Të gjithë në tavolinë. Drekë grupi në Appiano Gentile në respektim të plotë të normave anti-infektim nga Covid-19, por që pavarësisht distancimit nuk i ka shuar buzqeshjen zikaltërve. Me një foto të shpërndarë në rrjetet sociale, Inter provon të tregojë normalitetin e tij në vigjilje të rifillimit të kampionatit. Lojtarë e anëtarë të stafit teknik zikaltër kanë drekuar së bashku në fund të stërvitjes për herë të parë në qendrën sportive që nga fillimi i stërvitjeve. Të gjithë të ulur në distancë sigurie, përfshirë zëvendëspresidentin Javier Zanetti.

Në foto duket që nuk kanë munguar Andrea Ranocchia, Alessandro Bastoni, Christian Eriksen e Marcelo Brozovic. Të gjithë të buzëqeshur, si dëshmon edhe dedikimi që shoqëron foton në faqen zyrtare në Instagram të Inter. “Distancim social me një buzëqeshje – shkruhet në tekst -. Dreka e parë së bashku për zikaltrit në linjë me të gjitha normat e rregulloret në Appiano. Jemi gati për të rifilluar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *