• |
ide | kryesore

Filma që trajtojnë abuzimet ndaj vajzave

-Instant, Paparazzi, Slider



Gaslight (1944)

Filmi i realizuar në 1944-ën, fatkeqësisht është më aktual sot se kurrë. “Gaslight” tregon historinë e Paula-s, (Ingrid Bergman), një trashëgimtare e bukur, e manipuluar nga burri i saj kriminel. Shantazhi, manipulimet dhe dhuna psikologjike e ushtruar prej tij e bënë Paula-n të arrinte gjer në çmenduri.

“Poor Cow” – 1967

Historia e një 18-vjeçareje e cila pas martesës dhe lindjes së një djali mbeti e vetme kur i shoqi ra në burg. E abuzuar fizikisht dhe psikologjikisht e gjen veten nga një vendim i keq në tjetrin. Çfarë detyrohet të bëjë në fund? Atë që fatkeqësisht kanë bërë shumë gra të tjera me fatin e saj.

Enough (2002)

Jennifer Lopez në rolin e Slim, pas shumë përpjekjesh vendos t’i shpëtojë burrit të saj të dhunshëm dhe posesiv. Ajo merr vajzën dhe largohet drejt një rruge të panjohur, e vendosur t’i shkojë gjer në fund vendimit për drejtësi.

Dolores Claiborne (1995)

Bazuar në novelën e Stephen King, ky film tregon mjeshtërisht pasojat afatgjata që i duhet një vajze të kalojë prej abuzimit të prindërve dhe bashkëshortit si dhe rrjedhën që merr jeta e saj pas këtyre marrëdhënieve të dëmshme.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *