• |
ide | kryesore

Gënjeshtra me video/ Rama jo vetëm s’jep paketë të tretë ndihme, por e mohon edhe që e ka premtuar

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Edi Rama u ankua të enjten në parlament se fjala gënjeshtër është banalizuar aq shumë në Shqipëri sa përdoret vend e pavend në tituj të mëdhenj mediash, si askund tjetër. Por, nëse ky konstatim është i vërtetë, kryeministri ka me siguri kontibutin e vet në këtë anomali. Sepse ai thjeshtë nuk lodhet së gënjyeri.

Kështu ka ndodhur edhe me zotimet e qeverisë se do ti gjendej pranë qytetarëve të rrënuar ekonomikisht nga kriza e Covid-19, gjë që e ka rrokullisur keq Edi Ramën edhe në saondazhe. Ndërsa gjysma e atyre që u është premtuar nuk kanë marrë ende pagën e luftës, nëse mbi 60 mijë veta kanë humbur vendin e punës, Rama i ka gënjyer ata edhe për ndihmën me anë të një pakete të tretë.


Madje pa pikër droje, ai deklaroi dje në “Opinion”, ku po shfaqet më shpesh se sa mund të imagjinohet, se nuk ka premtuar kurrë një paketë të tretë ndihmash nëse situata s’do e bënte të domosdoshme…

I pyetur nga Blendi Fevziu, Rama e akuzoi gazetarin se po e citonte keq, dhe se mund të hapeshin arkivat e Opinion për të parë se ai nuk e kishte premtuar paketën e tretë të ndihmës: “ Jo jo jo, nuk e kam thënë. Në emisionin tuaj gërmoni dhe kam thënë “nëse do të jetë nevoja, do të ketë edhe një paketë të tretë, edhe të katërt. Çfarë pakete të tretë do të kemi tani që të gjithë i janë rikthyer procesit të punës”? (video poshte) 

Po ku konsiston mashtrimi i kryeministrit?

Ai paketën e tretë nuk e ka premtuar në studion e Fevziut ashtu sikurse e ftoi publikun të gërmonte më kot. Ai këtë gjë e ka bërë aty ku nuk e thotë, një një nga fjalimet e tij të shumta në Facebook, që gjendet ende në faqen e tij zyrtare.

Po të rishihet videoja me kujdes ai e ka premtuar këtë paketë të tretë madje ka precizuar edhe datat për lëvrimin e saj midis 20 dhe 25 majit. Por kjo nuk është gënjeshtra e vetme. Ai ka thënë tekstualisht se me këtë paketë do të ndihmoheshin ata që kanë humbur punën si pasojë e krizës ekonomike(shiko videon poshtë). 

Ndërsa të enjten në mbrëmje, në Opinion, ai tha se tashmë Shqipëria është hapur dhe të gjithë kanë rifilluar punën.

Pra sipas Ramës vetëm në Shqipëri ka ndodhur ajo që nuk ka ngjarë në gjithë botën, një rritje e dukshme e papunësisë si pasojë e krizës së fortë.

Ja pra që edhe njëherë është Rama ai që e banalizon në skaj gënjeshtrën. Thjesht për të mos paguar sikurse premtoi vetë, ata që e kanë humbur tashmë punën.

©Lapsi.al

15 Comments

  1. Po pse te paguaje? Duhet kursyer edhe qindarka per ta ndare pastaj me grupin e tij “shoqeror”. Eshte e kote te merreni me kete qenje qe vetem pamjen e ka si njeri, per te tjerat eshte thjesht nje grabitqar i llojit me te eger.

  2. Nejse, nje nga premtimet e shumta qe ka leshuar, ate me bombastikun me 300 000 vende pune Rama e ka mbajtur dhe biles e ka tejkaluar ne dy-fishin e numrit! Jane ato mbi 500 000 kryesisht te rinj qe kane lene ‘Shqiperine qe duam’ e jane larguar jashte…nen “kujdesin” e premtuesit te punesimit te tyre, Rames pra!

  3. Shpifjet ndaj politikanit Gunther Krichbaum,kan dale nga mediat private,i tha Edvin D’Rama gjermaneve!
    Nga te dhenat e sherbimeve tona i than gjermanet,shpifjet kan dale nga portali Lexo.al,qe eshte nen
    ndikimin e Endri Fuges,(pra Kryeministrise),Pamflet.al nen ndikimin e ish Ministrit te Brendeshem
    (Saimir Tahirit),Tiranapost.al nen ndikimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.Genjeshter,genjeshter..belbezonte
    i paftyri D’Rama. Dhe gjermanet u larguan pa pranuar as ftesen per darke me mashtruesin,qe e lan si mut.
    Pasaojat e kesaj politike te papergjegjshme i paguajn shqiptaret,jo banda e“rilindjes”.Kjo “kulture”e denigrimit
    te vertetes,e keqinformimit,e mashtrimit,fatkeqsisht vazhdon akoma nga”rilindja”,qe mesaduket e ka kthyer ne doktrine te ideologjise se saj,ne arritjen e qellimeve politike,qe realisht ka pasur”vlere”vetem ne politiken
    e brendeshme,se ne ate te jashtme,jan diskretituar,duke u damkosur si Kolumbia e Europes.

  4. O ju te lapsit bashke me fevzon dhe ju komentues partiak videot flasin qarte thjeshte ate qe vete rama paska kerkuar te fevzo,ku eshte genjeshtra,ti gazekar shiko nje here videot pastaj bej lajmin,por ne fund del shkullaku genjeshtar,videot flasin qarte,bast I humbur nga fevzi dhe shkul llak

  5. Ore,,,,humbur emer i ores18.50,,, Kaqe i sakte te duket vetja ne percaktimin tend si servili, a bishtuki i Rames, sa qe i quan te pa verteta ballafaqimin qe gazetaret po ta japin ty, e te tere opinionit se ky idiot, eshte aqe mashtrues e mohues i asaj qe thote, dhe e mohon, sa qe mos ti besosh, se Zahon e ka djale origjinal. Me te gjitha vidio e ze, bashke eshte vertetuar qe i ka premtuar rroge te trete te pa puneve te larguar, por ky i semure , i dale, apo krijuesi i qelbesirave hibride, duke pare shterrimin, e precipitimin ne cdo dite te autoritetit kryeministror, kujton se e ka akoma ne dore popullin ta genjeje si ne 2013,,,, Edhe atehere per ty, e ju si ty, ky nuk ka genjyer, e nuk ka mashtruar, pa le per te tjerat e bandave, vjedhjeve, abuzimeve, droges, gangstereve, e mbledhjen ku ishin e ku s;ishin bijte e kuqaleve per te na i sjelle ne institucione polici, ushtri, administrate, gjykate, prokurori, e thoni se ky maskara gollofi po na con drejte europes,, por kur ia ka bere gropen ketij vendi. Me shtetar bandite, e te pa moraleshem, gjejne shteg edhe politikane te shteteve qe i dime qe na dun gjoja te miren. Si vella ka Vucicin, Si gjysh ka Erdoganin, si politike KIMIN e Korese se veriut. Ja ke kemi drejtues hipokrit te Shqiptareve.

  6. Mire o xixa ti besoji gazekareve si fevzo dhe rakip.ari por mos na thuaj dhe ne video flet vete nuk ka nevoje te ma interpretoje gazekari,por ti xixa hyn te servilet dhe cfare te thone i beson ti nuk shikon videon por ndigjon gazekaret qe bejne si interesant shikoje prap videon o loqja e majte e salihut

  7. Jemi gati për paketë të tretë, duke parë gjithmonë dinamikën – tha. Se ju jeni idiota, nuk ju ka faj asnjëri. Por të paktën nxirrni diçka kur me të vërtetë gënjen se pastaj jeni ju që po gënjeni.

  8. Kokrra e boles, IPAEMERI i ores22,59, te na falin komentuesit per vokobolarin, por me maskarenj si ky tip, krome e komenteve, na ben edhe budallenj, se nuk e pskemi degjuar e pare ne deklaratat e idiotit per pagat e luftes. Kaqe mohues, mashtrues, e mos bindes jane keta letre higjenistet e Rames, sa qe te duken se po thone te verteten, ofendojne, e shpifin tamam si edhe i paralizuari i pushtetit.

  9. O xixa mos i pi ilacet te gjitha bashke se nuk e shikon videon mire,dhe kur ta shikosh prap mos ndigjo komentet e fevzit,por fjalet e rames,ilacet kane orare te ndryshme qe te bejne derman,je mjeran i vertet dhe tani mbas heqjes se pantallonave qe i beri ajo amerikania Kim lulushit dhe ne fund e firmosi ate marveshje,por ne fund ka me pak dore ne zgjedhje sec kishte ne 2017,fitore therret sali anji i pd

  10. Per korektesi, cuditerisht duhet te sqaroj kopilin te paemer, mbasi nuk ka dokument e fakt qe kesi monstrash hibride, te mos kene memorie e paksa ndergjegje per ate qe gjendja e realiteti po flasin se kemi nje kryeminister mashtrues, e mohues i vetevetes, e mbas tije na vini edhe ju qe na e paskeni vidion, por zerin e se vertetes e mohoni, sipas asaj edukate parti qelbesirash, te mohimit te fakteve te deklaruara. Persa i perket ilaceve qe na e ben rreceten nje zagar Ramist, mos me qaje hallin, se per to kam furnizuar kryetarin tuaj, e qe ti pini bashkerisht, qe te beheni me te sakte e te ndergjegjeshem , ne jeten e perditeshme, sepse korona Rama ju ka mberthyer, e virusi rilindje po na le shendene. Zer mend e mos ia fshije shume prapanicen idiotit, se quheni letera higjenike e mashtruesit.

  11. U përpoq të bënte gol me dorë, por më duket se e hëngri sa krahu. E vetmja gjë që fitoi është tenderi i biometrikës, që e merr Erjon Isufi dhe Endri Hasa. Ne demokratët o Xhelal më duket se morëm ka*in edhe këtë herë”, shkruante komentuesi, poshtë statusit të fitores, së Xhelal Mziut.Ja paske lepire mire bythen lulushit dhe ura per fitoren e arritur fli rehate deri ne 2029 me vone shohim,tani pervec bythes lepiji dhe loqet lulushit o shpellkar

  12. E kemi fjalën për shpurën e atyre palo-politikanëve idhnakë e agresivë, që shkumbëzojnë papushim helmin e tyre antishqiptar duke i kërkuar Evropës ta braktisë, të mos ta ndihmojë e të mos ta pranojë në gjirin e saj “narko-shtetin”, siç e cilësojnë ata harbutërisht vendin e tyre. E kemi fjalën për atë lukuni pseudo-intelektualësh gjithologë, pseudo-gazetarë e pseudo-analistë, pseudo-filozofë e pseudo-sociologë, pseudo-historianë e pseudo-gjuhëtarë, pseudo-regjisorë e pseudo-aktorë, pseudo-sizmologë e pseudo-virologë, që të refuzuar e të dështuar profesionalisht, shpresojnë se mund të realizohen duke iu bashkuar skalioneve të politikës së rrugës, ku predikojnë braktisjen e zgjedhjeve e të institucioneve dhe marrjen e pushtetit me dhunë e “me revolucion”.

  13. Basha këtë premtim e ka bërë gjatë vizitës së tij të fundit në SHBA (që nuk mbahet mend që kur ka qenë).

    “Zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk ka.

    Ka rëndësi kjo që po e them, se e them nga Uashingtoni”, deklaronte Basha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu