• |
ide | kryesore

Gjykata rikthen në detyrë anëtarin e Vetingut, Luan Daci

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata vendos të rikthejë në detyrë anëtarin e Vetingut, Luan Daci. Pas akuzave për falsifikim dokumentash, SPAK kërkoi pezullimin e tij nga detyra, që u miratua nga shkalla e parë.

Por sot Apeli, vendosi rikthimin në detyrë të Luan Dacit, duke i hequr pezullimin, ndërkohë që hetimet ndaj tij do vijojnë.

Historia e falsifikimit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK deklaroi se Daci kishte paraqitur të dhëna të rreme, duke mbajtur të fshehtë masën disiplinore të “largimit nga detyra” në vitin 1997 –penalizim që do të duhej ta skualifikonte atë nga gara për Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Daci ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës në vitet 1994-1997, kur sipas SPAK u shkarkua nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë së kohës për “shkelje të ligjës dhe paaftësi në detyrë”.

Fshehja e këtij fakti nuk e pengoi Dacin të kalonte filtrat e verifikimit në vitin 2017, fillimisht në institucionin e Avokatit të Popullit dhe më pas në Komisionin Ad Hoc të ngritur në Kuvend për zgjedhjen e anëtarëve të institucioneve të vetingut, ndonëse një verifikim i tillë nuk rezulton të ketë qenë i vështirë.

Zgjedhja e Luan Dacit në kundërshtim me kriteret formale në Kolegjin e Apelimit u bë vetëm një vit pasi atij iu refuzua një kërkesë për t’u emëruar në Gjykatën e Tiranës nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Arsyeja e refuzimit ishte shkarkimi nga detyra në vitin 1997, i diskutuar në një mbledhje me pjesmarrjen e gjerë të anëtarëve të KLD-së, ish-presidentit Nishani dhe përfaqësuesve të misionit Euralius dhe OSBE-së.

Dokumentet tregojnë gjithashtu se në vitin 2017, Daci aplikoi për një post në secilin prej 3 institucioneve të vetingut, duke zhdukur nga CV-ja e tij periudhën e punës si gjyqtar në Tiranë. Në njërin prej formularëve, Daci mohoi gjithashtu të kishte qenë subjekt i ndonjë masë disiplinore.

7



2 Comments

  1. Kjo pra eshte drejtesia e re. Gjyqtaret gjykohen nga trupa e vetingut qe nuk ploteson kushtet per t’i gjykuar. Qe ne themel drejtesia eshte e kalbur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *