• |
ide | kryesore

Guerrilje kundër autobusit të Benfikës: dy lojtarë të plagosur nga gurët

-Instant, F1, Sport



Futbolli post pandemisë së Koronavirus ka ndryshuar ndjeshëm, por disa zakone të këqija të vjetra nuk ndryshojnë kurrë fatkeqësisht. Konfirmimi mbërrin nga Portugalia, ku në javën e rikthimit në fushë ka ndodhur një episod i pabesueshëm dhune: tifozët e Benfica, të zhgënjyer nga 0-0 kundër modestëve të Tondela që lejoi kapjen në krye të renditjes nga Porto, kanë sulmuar autobusin e skuadrës me gurë duke plagosur dy lojtarë, Ëeigl e Zivkovic, që janë transportuar në spital.

Pas ndeshjes, skuadra po kthehej në qendrën e saj stërvitore e autobusi gjendej po kalonte në Seixal, kur disa tifozë të Aguias kanë lëshuar gurë e objekte të ndryshme, duke thyer xhamat e mjetit e duke plagosur dy lojtarët. Lajmin e bën të ditur Record, që shpjegon se lojtarët kanë marrë mjekimin e menjëhershëm: Zivkovic ishte goditur edhe në sy nga disa cifla, ndërsa Ëeigl ishte nën shok sepse ka qenë viktimë e një sulmi të dhunshëm ndaj autobusit edhe kur luante për Borussia Dortmund.

Dy lojtarët kanë “mbetur në vëzhgim në spital pas plagëve të marra”, informon klubi në një komunikatë zyrtare: “Benfica ndihet e trishtuar për sulmin kriminal të bërë ndaj autobusit dhe lojtarëve që, pas ndeshjes me Tondela, po kthehej në Centro de Pasantias Seixal. Benfica do të garantojë bashkëpunim të plotë me autoritetet e kërkon impenjimin maksimal për të identifikuar ata keqbërës përgjegjës të këtyre akteve kriminale”, përfundon komunikata e klubit të Lisbonës.

Edhe Lega portugeze ka nxjerrë një komunikatë lidhur me këtë cështje: “Dënojmë me forcë sulmin frikacak, edhe më shumë akoma në një moment në të cilin futbolli portugez është bashkuar për të rifilluar një aktivitet që i jep emocione miliona të apasionuarve. Është absolutisht e papranueshme që ngjarje të tilla të vazhdojnë të ndodhin. Është e qartë se përgjegjësit nuk janë tifozë, por kriminelë që do të identifikohen nga forcat e rendit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *