• |
ide | kryesore

Këngëtari i njohur ndërron jetë nga koronavirusi

-Instant, Paparazzi, Slider



Ish-anëtari i grupit “Dream Street” ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare. TMZ konfirmon se shkak për vdekjen e këngëtarit është bërë koronavirusi.

Chris Trousdale ka humbur jetën të martën, në një spital në Kaliforni. Një i afërm i të ndjerit ka bërë me dije se gjendja e tij shëndetësore ishte komplikuar për shkak të koronavirusit. Chris iu bashkua grupit “Dream Street” më 1999. Sëbashku me katër djem të tjerë, grupi vazhduan të punonin bashkë deri më 2002. Pas kësaj, djemtë nuk bashkëpunuan më gjatë. Shkak për këtë u bë mosmarrëveshja mes prindërve të djemve dhe menaxherit të tyre. Edhe pse për një periudhë të shkurtër, “Dream Street” arritën të fitonin shumë fansa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *