• |
ide | kryesore

Melania refuzon Donald Trump në publik (Video)

-Instant, Paparazzi, Slider



Sjelljet e Melania Trump ndaj Donald Trump në daljet publike tërheqin thuajse gjithmonë vëmendje. E mbani mend kur Zonja e Parë e Amerikës refuzoi me çdo kusht të kapej dorë për dore me bashkëshortin?

Videot që bëhen virale në rrjet, shpesh duken si parodi, por ja që janë thjesht realitet. Këtë herë, i ka ardhur momenti sjelljes së radhës nga ana e Melania-s, për t’i fokusuar sytë tek ajo. Çifti, në një dalje publike në Washington, duket se nuk kanë ndarë të njejtin mendim për prezantimin e tyre tek mediat. Melania ka preferuar të mos buzëqeshë, ndërsa Presidenti i SHBA i ka kërkuar të kundërtën. Trump është parë duke i thënë bashkëshortes të reagojë, ndërsa kjo e fundit ka refuzuar disa herë. Pas kësaj, ajo ka tentuar të vërë pak buzën në gaz, për më pak se – ndoshta – një sekond.



1 Comment

  1. Kjo eshte si ato personazhet ne filmat thriller qe e kane marre peng, por nuk duhet te beje zë se e dhunon pengmarresi, e per kete arsye i ben shenja te fshehta policise apo fqinjeve……
    E lodhi miletin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *