• |
ide | kryesore

Misteri/ Çfarë e detyroi Ramën të tërhiqej fort nga komisionet zgjedhore. Ajo që ndryshoi nga mesnata e mbrëmshme deri sot

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Arritja e një marëveshje surprizë në minutat e fundit mes shumisës opozitësh dhe Rudina Hajdarit (të gjithë kanë hedhur firmën) ka lënë pas një pyetje enigmë: çfarë e detyroi ramën të tërhiqet nga ajo për të cilën u betua se s’do ta lëshonte. Mjafton të shikosh emisionin e mbrëmshëm Opinion dhe debatin e kryeministrit me Fevziun Rakipllarin dhe Artan Hoxhën, për të kuptuar se Rama mbrojti për gati 20 minuta sistemin e komisionerëve të depolitizuar. Ai rrendit një sërë argumentash se përse duhej bërë tani, se si kishte rekomanduar ODHIR, dhe se çfarë kërkonte BE. Pra konkluzioni është se mbrëmë deri në mesnatë ai nuk qe i jetëdijshëm që duhej ta bënte këtë lëshim.

Po atëherë çfarë ndodhi? Pse kryeministri kreu një piruetë 180 gradë? kush e detyroi të tërhiqet?

E vetmja hipotezë është ajo e humbjes së peshës së ambasadores amerikane Yuri Kim dhe marrjes peshë sërish nga BE ku trysnia gjermane mendohet se ka qenë tejet e fortë për plotësimin e kushteve të opozitës.

Sot tryeza nuk u mblodh më në rezidencën amerikane dhe u kthye në pallatin e kongreseve. Pas saj ambasada e BE doli me një propozim kompromisi që nuk u pranua nga socialsistët. Dhe vetëm pasi rrefuzoi këtë përfaqësuesi i PS Gjiknuri pranoi kthimin tek sistemi i deritanishëm, pra tek ai që i zoti e ruan vreshtën, përmes komisionerëve partiakë.

©Lapsi.al

 



6 Comments

  1. Eshte frikacak, eshte i menderosur, e fandaksur. Eshte rrahur si puna e qenit, qe kur ish i vogel, pastaj eshte edhe i semure mendor, e me komplekse te tjera, qe nga morali, lakuriqesia, e mbaron me karakterin qe e ka shfaqur me se miri ne kohen e pushtetit te tije ne bashkepunim me banda e gangstere. Nuk kemi c;te presim me nga deliri i nje te marri.

    1. Shqipetaret fundosi ky jo veten..ripjedhesit u pasuruan..populli mori te gjatin e kallam deshtakut..
      Keto duhen shtypur jo me paqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *