• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta artisti Përparim Tomçini

-Instant, Paparazzi, Slider



Artisti i talentuar Përparim Tomçini është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm.

Tomçini është i njohur për krijimtarinë e tij të suksesshme muzikore dhe për autorësinë e mbi 400 kompozimeve e përpunimeve të këngëve e melodive. Artisti ka lindur në vitin 1955, në Peshkopi.

 Ka mbaruar Akademinë e Arteve, Dega Kompozicion me rezultate të shkëlqyera (1975-1979). Që nga vitit 1979 e në vazhdim, ishte përgjegjës i Muzikës në Shtëpinë e Kulturës (Qendrën Kulturore) “Haki Stërmilli” në Peshkopi dhe pastaj në bashkinë e Kamzës. Krijimtarinë muzikore e ka filluar që kur ishte student.
Në vitin 1979, në konkursin me krijimtarinë e studentëve të Akademisë së Arteve, fitoi çmimin e parë me rapsodinë vokale për Isa Buletinin, me të cilën mori çmimin e dytë edhe në Koncertet e Majit të atij viti, ndërsa në vitin 1984, fitoi Çmimin e Parë në konkursin kombëtar të krijimtarisë artistike për gjinitë e mëdha me rapsodinë vokale “Rrënjët në gjak i ka liria”. Në vitin 1989, në konkursin e krijimtarisë artistike, mori Çmim të Dytë me një poemë simfonike. Është autor i përpunimeve muzikore në mënyrë mjeshtërore të “Këngës së Rexhës”, “Pjergullo, moj pjergullo”, “”Po vjen zogu për rreth livadhit”, “Po këndojnë pushkët nëpër kulla”, “Sefë Kosharja i pari i fisit”, “O, prite Azem Galicën” etj., këngë të cilat janë interpretuar me nivel të lartë artistik nga Liri Rasha, Saje Poleshi, Qerim Sula, Arif Vladi etj.

Ka një krijimtari shumë të suksesshme muzikore dhe është autor i mbi 400 kompozimeve dhe përpunimeve të këngëve e melodive.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *