• |
ide | kryesore

Ndërron jetë një tjetër i prekur me covid në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv një paciente 85-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19. E moshuara e cila vuante nga insuficiencë kardiake kronike, fibrillacion atrial dhe hipertension, referuar shërbimit infektiv, ndërroi jetë si pasojë e dekompensimit progresiv kardiak dhe pulmonar fatal nga COVID19.

85-vjeçarja me inicialet H.K, nuk arriti dot të mbijetonte, pavarësisht mjekimit intensiv dhe përpjekjeve të stafit mjekësor. 85-vjeçarja është viktima e 34 e COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë thotë se i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe apelon edhe një herë qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social, të shmangin grumbullimet dhe të ruajnë higjienën vetjake, për të mbrojtur veten dhe të tjerët.



3 Comments

  1. ”’ dekompensimit progresiv kardiak dhe pulmonar”’

    Bravo , shqipe me te paster se kjo nuk kam lexuar ndonjehere.

  2. O te qifsha ministrine. O ju qifte lakuriqi. Na cate karin me virusin. Ku e keni hallin o pjella te erresires?

  3. Po dihet që mbi 80% e vdekjeve të moshuarve mbi 70 vjeç në botë, i kanë pasur këto “dekompensimet, e insufiçiencat të zemrës e të mushkërive” e në të njejtën kohë kanë qenë të infektuar nga virusi.
    Dy rastet e mëparëshme si ky, ministria me “këshillën” e Ramës nuk i konsideroi si viktima të Covid 19.
    Tani të shohim se në vartësi të humorit të Ramës nga frika e “revolucionit”, sa vdekje nga pandemia do të deklarojë ministria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *