• |
ide | kryesore

Premier League rifillon menjëherë me një ndeshje të madhe: ja kalendari zyrtar i ndeshjeve

-Instant, F1, Sport



Në Angli nxitojnë të nisin e Premier League do të rifillojë zyrtarisht në datën 17 qershor. Tani është gati edhe kalendari, zyrtarizuar nga FA e hartuar deri në 2 korrik, ose më saktë për tre javë plus rikuperimet. Do të nisë në orën 19 me sfidën mes Aston Villa e Sheffield United, por duhet pritur vetëm pak orë për të shijuar përballjen e parë të madhe: Man City-Arsenal.

Të premten në datën 19 do të jetë radha e Tottenham të Mourinho kundër Manchester United, ndërsa Liverpool kryesues do të luajë në datën 21 derbin me Everton, ndeshja e parë post koronavirus për të besuarit e Klopp, që, nëse City nuk fiton, me një sukses të tyre mund të festojnë titullin.

Përplasja direkte mes Reds e Citizens është në program në 2 korrik, ndërsa ndeshja e madhe mes të besuarve të Guardiola e Chelsea do të luhet në 25 qershor. Ndeshjet e tjera do të komunikohen dhe përcaktohen në kalendar më pas.

E mërkurë 17 qershor rikuperimet:
Aston Villa-Sheffield United (ora 19)
Manchester City-Arsenal (ora 21.15)

E premte 19 qershor Java 30:
Norwich City-Southampton (19)
Tottenham-Manchester United (21-15)

E shtunë 20 qershor:
Watford-Leicester (13)
Brighton-Arsenal (16)
West Ham-Wolves (18:30)
Bournemouth-Crystal Palace (20:45)

E dielë 21 qershor:
Newcastle-Sheffield United (15)
Aston Villa-Chelsea (17:15)
Everton-Liverpool (20)

E hënë 22 qershor:
Man City-Burnley (21)

RINIS EDHE FA CUP
Football Association ka komunikuar edhe datat provizore për rifillimin e FA Cup, që duhet të nisë nga cerekfinalet pas ndalesës për shkak të pandemisë. Ndeshjet e vlefshme për këtë turn janë programuar të shtunën 27 e të dielën 28 qershor, ndërsa për gjysëmfinalet duhet pritur fundjava e 18 e 19 korrikut. Finalja është fiksuar për ditën e parë të gushtit. Ky është programi i ndeshjeve nga cerekfinalet: Sheffield United-Arsenal, Newcastle United-Manchester City, Norwich City-Manchester United e Leicester City-Chelsea.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *