• |
ide | kryesore

Propozimi i fundit i Barcelonës për Lautaron nervozon Inter: vlerësimi i Junior Firpo i ekzagjeruar

-Instant, Sport



Tashmë është e qartë: Barcellona nuk ka mundësi të plotësojë kuotën e plotë financiare për të mbërritur tek Lautaro, por ka një plan për ta bërë pas akordit të arritur me lojtarin (12 milionë plùs bonus për 5 vjet). Sipas “Mundo Deportivo” oferta e fundit për Inter është 70 milionë eurp plus kartonin e Junior Firpo, vlerësuar, nga ajo që shkruan e përditshmja katalanase, për 41 milionë euro, në mënyrë që të mbërrihet në shifrën e 111 milionëve që është ajo e klauzolës së zgjidhjes së kontratës për sulmuesin argjentinas.

Edhe pse 23 vjecari anësor i majtë i Barças mund të adaptohet në perfeksion me futbollin e Contes, duke parë kualitetin në vrap e rezistencë, që do të ishin të përshtatshme në 3-5-2, vlerësimi ekonomik i Junior Firpo duket i ekzagjeruar. Vështirë se Inter mund të bjerë dakord për një hipotezë të këtij lloji, gjithnjë nëse në Barcelonë nuk e shtojnë pjesën e pagesës me rreth 20 milionë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *