• |
ide | kryesore

Reforma zgjedhore, si u zgjidh çështje e treshes së komisionerëve

-Instant, Lajme, Të fundit



Opozita dhe mazhoranca gjenden më afër se asnjëherë më parë, në dakordësimin për reformën zgjedhore. Negociatat mes palëve, me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve kanë vijuar gjithë kohës, dhe sot pasdite, pritet vetëm formalizimi i akordit, në një mbledhje të Këshillit Politik, të thirrur në orën 19:30.

Pika e vetme ku kishin ngecur bisedimet, kishte të bënte me treshen jo politike, të komisioneve zgjedhore. Burimet bëjnë të ditur se kjo çështje është zgjidhur.

Kontestimet e opozitës kishin të bënin me formulën, se si do të përzgjidhen dhe kush i emëron ata. Një shqetësim legjitim, për të shmangur ndikimin e qeverisë tek komisionerët dhe numëruesit, duke qënë se administrata nga ku do të vinin funksionarët që do administronin zgjedhjet është totalisht e politizuar dhe nën presionin e mazhorancës.

Ende nuk dihet saktësisht se si kjo problematikë është tejkaluar, por mësohet se Opozita është në akord të plotë me ndërkombëtarët. Pritet tashmë, miratimi i variantit, nga qeveria.



2 Comments

  1. Perseri votat do numerohen per dy jave . Sa te ndyre qe jeni o kurvat e politike . I rrotulluat gjerat si deshet dhe ne fund e moret ashtu si e deshet . Populli si gjithmone karin ne bythe . Mos rri po duku ooooo poooopuuuuulllll….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *