• |
ide | kryesore

Ronaldo, mbreti i fitimeve në rrjete sociale

-Instant, Paparazzi, Slider

Rrjeti social Instagram po rezulton shumë fitimprurës për shumë persona të famshëm që mjafton një postim në këtë platformë për të shtuar llogaritë e tyre bankare me qindra mijëra euro.

Cristiano Ronaldo padyshim është “mbreti” i “Instagramit”, teksa arrin te fitojë shuma të majme nga ky rrjet social. Vetëm në 12 muajt e fundit, falë 43 postimeve me sponsorizime, ylli portugez ka arritur të fitojë plotë 41.7 milionë euro. Një shumë e madhe kjo e fituar nga Ronaldo, duke ditur se paga e tij te Juventusi është 27.3 milionë euro, para reduktimit të saj për shkak të shpërthimit të pandemisë. Në vendin e dytë për fitime nga “Instagrami’ renditet Leo Messi. Ky i fundit në 12 muaj, ka fituar 25.2 milionë euro, një diferenca e madhe në krahasim me Ronaldon.


Në vendin e 3-të qëndron modelja e njohur, Kendall Jener, e cila është femra më e ndjekur në “Instagram” dhe ka fituar 21.2 milionë euro, duke u ndjekur nga motra e saj, Kylie Jener, me 16.2 milionë euro në vit.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu