• |
ide | kryesore

Balotelli i bën jehonë protestës “Për fëmijërinë e vjedhur”

-Instant, Paparazzi, Slider
Mario-Balotelli-of-AC-Milan-700x394-637x394.jpg



Marshimi për “Fëmijërinë e vjedhur të vajzave” që u mbajt dje në Tiranë, ka bërë jehonë edhe jashtë kufinjve tanë!
Ka qenë futbollisti i njohur italian Mario Balotelli, ai i cili ka publikuar së fundi një foto nga protesta, në formë mbështetjeje për kauzën.

Në foto shfaqet Dojna Mema dhe balerina Kejli, duke mbajtur nga një pankartë në duar.

Balotelli ka dhënë edhe një mesazh për të gjithë 9 milionë ndjekësit e tij në anglisht, ku shkruan: “Jepini fund dhunës në të gjitha format”, ndërsa i bën tag gazetarit Xhuloi Doçi që me siguri i ka dërguar foton.

Marshimi për fëmijërinë e vjedhur të vajzave shqiptare u mbajt dje në orën 16:00 dhe në të morën pjesë shumë të famshëm që sensibilizuan opinionin publik për kauzën.
Qyetetarë nga moshat nga më të ndryshmet dhe pa dallim gjinie, u bënë bashkë në këtë protestë për të dënuar abuzimet seksuale dhe për të kërkuar një të ardhme më të sigurt për të gjitha vajzat, pas rastit të 15-vjeçares që u përdhunua nga roja i shkollës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *