• |
ide | kryesore

Basha takon bizneset në Tiranë: Ramavirusi i çon lekët për oligarkët, 60 biznese mbyllen çdo ditë (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur sot te disa biznese në zemër të Tiranës, siç tha ai gjatë një komunikimi live në rrjetet sociale. Ndërsa dëgjoi nga afër shqetësimet e qytetarëve, Basha tha se kjo ishte beteja e vërtetë.

“Një nga zonat më të frekuentura të qytetit është kjo, 1/3 e xhiros më pak në mes të Tiranës. Nuk arrin dot të paguajë qiranë njëra, ndërsa zonja pronarja nuk merr dot qiranë. 60 biznese në ditë janë mbyllur. Kjo është fushëbeteja e vërtetë, ky është fronti i vërtetë, kjo është drama e madhe”,– tha ai.


Basha tha ndër të tjera se qytetarët duhet të bashkohen për të mirën e tyre dhe për një ekonomi më të fortë, për më shumë vende pune.

“Ne si PD në qendër të vëmendjes do kemi luftën ndaj varfërisë, ndërkohë që kryeministri harxhon mijëra euro për një udhëtim me charter që nuk na e tregon edhe pse ka shkuar. Beteja e PD do fokusohet tek njerëzit. Ne kemi zgjidhje reale për qytetarët. Ai e ka shkatërruar për 7 vite ekonominë dhe bizneset tani do të na kopjojë, por ju e shihni vetë si po zhytet ekonomia”,- tha kryedemokrati.

Lideri i opozitës tha më tej: “Të bashkohemi të gjithë për një ekonomi më të fortë, të ndihmojmë biznesin, konsumin dhe jo një grusht oligarkës. Duam punësim për të gjithë dhe jo skllevër për 5 oligarkë”.

Komunikimi i plotë i kryetarit të PD:

Lulzim Basha: Jemi në zemër të Tiranës dhe ky dyqan është një nga pikat më të frekuentuara të kryeqytetit, dyqani është kreperi apo palaçinka siç i thonë në Kosovë apo pancake siç i thonë anglezët. Dhe xhiro ka rënë sa krahasuar me para?

Shitësi: Tani është 1/3-a.

Lulzim Basha: 1/3-a e xhiros në mes të Tiranës, ndërkohë që nuk arrijnë as të paguajnë as qeranë. Zonja këtu është qeradhënësia, qeranë nuk arrin dot ta marrë sepse dyqani ka qëndruar i mbyllur dhe nuk ka as dëmshpërblim, as asgjë. Dhe lajmi më i keq që kam marrë sot në mëngjes është se numri i bizneseve që mbyllen përditë ka shkuar në 60; 60 biznese në ditë mbyllen. Kjo të dashur miq është fushëbeteja e vërtetë. Kjo është drama e madhe që ka shkaktuar Edi Rama vendit. Ramavirusi ka shkaktuar dëmin më të madh në ekonomi. Ky është fronti i vërtetë i shqiptarëve, gjithçka tjetër bëhet për t’iu hequr vëmendjen nga kjo dramë e madhe.

Ndaj dua t’ju siguroj sot nga zemra e Tiranës, se ne si opozitë dhe Partia Demokratike në qendër të vëmendjes kemi dhe do të kemi në qendër të vëmendjes ekonominë, rimëkëmbjen e saj, punësimin dhe luftën kundër varfërisë.

Zgjidhjet nuk janë të lehta por janë të mundura, hapi i parë lekët që sot iu shkojnë oligarkëve dhe që Edi Rama i bën rrush e kumbulla duke ikur për një ditë me charter qindra mijëra euro nga paratë e taksave tuaja, në vend që t’iu japë familjeve në nevojë, në vend që t’iu japi bizneseve që po mbyllen i harxhon për një udhëtim 24 orë dhe as nuk na tregon përse ka shkuar, me paratë tona, me paratë tuaja, të taksapaguesve, e miliona të tjera që i bën rrush e kumbulla.

Këto para do të shkojnë urgjentisht tek familjet, do të shkojnë tek biznesi, do të shkojnë te rindërtimi i një politike taksash dhe mbështetje për ekonominë që është emergjencë kombëtare. Kjo është emergjenca e vërtetë kombëtare, kjo është beteja e vërtetë e shqiptarëve që kanë dhe do të kenë vëmendjen time të plotë, të Partisë Demokratike, dhe për të cilën kemi zgjidhje.

Zgjidhja reale si ato që kemi propozuar dhe sa do të përpiqet ti kopjojë Edi Rama i cilin nuk e ka haberin nga ekonomia por vetëm nga vjedhja dhe rrënimi i ekonomisë, nuk mund tu japë zgjidhje sepse për 7 vite ai është shkatërruesi i ekonomisë, ai është zhvatësi i parave publike të shqiptarëve dhe i pasurive të shqiptarëve së bashku me një grusht oligarkësh.

E pra sot nga qendra e Tiranës, në qoftë se këtu gjendja është kështu, imagjinoni se si është kudo tjetër. Nuk ka nevojë ta imagjinoni ju dilni ditë për ditë nga shtëpia dhe shikoni se si ekonomia shqiptare po zhytet ditë për ditë në një krizë gjithmonë e më të thellë.

Ka vetëm një rrugëdalje: të bashkohemi të gjithë dhe të ja kthejmë qeverisjen e marrë peng shqiptarëve, të ja kthejmë taksat qytetarëve, t’jua kthejmë shërbimet qytetarëve dhe të ndërtojmë së bashku një ekonomi të fortë me shanse punësimi për të gjithë. Të ndihmojmë bizneset, të ndihmojmë konsumin, të ndihmojmë njerëzit dhe jo një grusht oligarkësh.

Shqipëria e të gjithëve dhe jo Shqipëria e një grushti njerëzish.

Ekonomia për të gjithë dhe jo ekonomia vetëm për një grusht njerëzish.

Punësimi për të gjithë dhe jo skllevër të 5 oligarkëve dhe të Edi Ramës.

Ju përshëndes nga qendra e Tiranës ku do të vazhdoj takimet me biznesin, me familjet autoktone të Tiranës dhe me pronarët.

Ju përshëndes edhe unë edhe zonja Beshiri!

Shpresa me Partinë Demokratike dhe me programin tonë do të marrë formën e mbështetjes konkrete dhe garancive për të gjithë, për biznesin, për të punësuarit dhe natyrisht edhe për pronarët.

LIVE – Nga takimi me bizneset dhe qytetarët në zemër të Tiranës, në Njësinë Administrative Nr.9

11 Comments

  1. Bej foto klluf bej. Bej selfie me Mukadesin dhe bleji domate Veres. A rrot a rrot. I gjati blen vota ti blen presh dhe fasule.

    1. Sapo degjova Bylykbashin tek BALLKAN WEB i cili thote se ne zgjedhejet e ardhshme DO KETE RROTACION. ( dhe e thote me siguri te madhe) .
      Ketyre ose ju ka premtuar dicka Rama ose fluturojne me presh ne …. .

      1. E pashe ate videon.. por gazetarja shume e mefshte. Pse nuk e pyeti , nga e dini ju zoti Bylykbashi qe paska rotacion vitin tjeter ? Ate e vendos populli , nuk e vndosni ju .

  2. Luli Basha , fitimtari i madh i negociatave per reformen zgjedhore, sot qenka takuar me biznesmenet.
    Dhe nje vit jete politike ka se do ta hane te vetet te gjalle me gjith rroba. Me ate vetvrasje qe ai i beri PDs dje e ka hak nje te rrahur vence nga radikalet e PDs.
    Komisjoni zgjedhor : PS 4 komisjonere, PD 3 komisjoner. Cdo ankese qe do vije nga partite apo nga qendrat e votimit do hidhet poshte me shumice votash ( 4 votat e PSs) .
    Kerric e bir gomari .

  3. Bashe , qarkullon llafi qe more tenderin dhe u terhoqe nga reforma zgjedhore
    ……….. dmth si perhere , mjafton te kapesh na i tender

  4. Rama maskara, Luli brryl, Monica debile, Meta mafioz i rrezikshem.

    Ore e ka kuptuar njeri se si perfunduam me kete klase politike ?

  5. Kryetari i PD Lulzim Basha ishte sot në disa bizneseve në Tiranë.

    Një nga zonjat të cilat ai po nxirrte live në facebook i tha kryedemokratit “ishalla dal bukur, se para nuk dalim bukur, nuk ka gjë vetëm kaptinën më ke nxjerrë”.

    Basha ja ktheu je shumë fotozhenike,pranojeni o shpellkare qe lulzimja asnje dite nuk e ka rruajtur per ju por vetem ju shfrytezoje bashke me salihun,talli loqet me ju cecene ju nxirrte neper rruge duke ju thone ja dhe pak dhe do largojme ramen,stalini ziguri neri lenini namyti fax xixa miri emu u lodhen duke lepire Bythen salihut loqet bashes dhe ja ku jeni sot si të Qire.por pushti rama pranoje ta rifuse ne sistem lulzimen e pd,u tregua legen

  6. Idiotizmi komentues qe merren me selfien, e jo me esencen e bisedes qe ka bere Basha, tregon cektesi, e jo rrealitet se ne c;gjendje jane sot bizneset e vogla, qe po kapitullojne cdo dite. Per kete as qe diskutoni, e as jepni mendim, por kapeni per qimes se By ,,,es qe e pame, se pame. Po bejani pyetje vehtes ore ordinere,,,Sa biznese jane falimentuar, sa kane ngelur pa rroge, sa ngelin pa pune, e pastaj merruni me hipotezat shpifje qe sajoni per helmin qe nxirrni. Premtimet e opozites mendoj se jane me koherente ne zhvillimin e vendit, se sa gjendja ne te cilen ky pushtet, ka 7 vjet qe asnje investitor i huaj nuk ka shkelur, por jetojme ne morine e oligarkeve e parave te droges, qe vetem zhvillim nuk sjellin, por vetem pasurim, e nenshtrim nga nje pakice qe pervetson parate e taksa pagueseve . Falimenti eshte afer, vuajtjet jane ne shtim e siper, pa punesi, borxhe, vjedhje, vrasje, e largim nga vendi, ky eshte pushteti qe kemi, e qe ju zuzare doni te na e lini akoma ne kurriz, por sot eshte mbushur durimi, andaj per te arritur perparimin e rrembyer nga qelbesit hibride, opozita po ben te pa munderen per largimin e qelbesirave.

    1. ”” opozita po ben te pa munderen per largimin e qelbesirave. ””

      Do te thuash qe ”” disa qelbesira po bejne te pamunduren per largimin e disa qelbesirave te tjera ”” ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu