• |
ide | kryesore

Bundesliga proteston: Borussia e Bayern në gjunjë kundër racizmit

-Instant, Sport



Bundesliga vazhdon të protestojë kundër racizmit, në solidaritet me vrasjen e George Floyd në Minneapolis. Inisiativa ka qenë e dy gjigantëve të kampionatit gjerman Bayern Mynih e Borussia Dortmund. Mueller e të tjerët, përpara sfidës kundër Bayer Leverkusen, kanë mbajtur veshur një fanellë në mbështetje të lëvizjes Black Lives Matter me shkrimin “Të kuqtë kundër racizmit”.

Në ndeshje në fakt, futbollistët kanë mbajtur në krah një shirit të zi me shkrimin “Black Lives Matter”. Kunde Malong, sulmuesi i Mainz, është ulur në gjunj pasi shënoi golin kundër Frankfurt.

Mesazhe të forta edhe në Dortmund ku futbollistët kanë mbajtur veshur fanellën me shkrimin “No Justice, No Peace” përpara ndeshjes, duke u gjunjëzuar në mesin e fushës, përfshirë stafin teknik e kundërshtarët e Hertha Berlin, plus arbitrat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *