• |
ide | kryesore

Disiplina dënon me stil ‘mikun’ e Dukës: presidenti i Laçit duhet të shlyejë vetëm gjysmën

-Instant, F1, Sport

Komisioni i Disiplinës e nis me dënimin e presidentit të Lacit, Pashk Laska, vendimin e parë pas rifillimit të futbollit. Numri 1 i kurbinasve, që njihet për mardhëniet e mira me presidentin e FSHF-së Armand Duka, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a. të KDS, është dënuar me 8 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Por ‘miku’ i Dukës nuk do ta cojë deri në fund dënimin, në zbatim të nenit 19 të KDS, sipas të cilit zyrtarit i ndalohet hyrja dhe qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës, sepse Disiplinori ka gjetur stilin për tu treguar i ashpër në aparencë dhe shumë i butë në realitet. “Në zbatim të nenit 32 të KDS, pezullimin e pjesshëm te ekzekutimit të dënimit duke shlyer detyrimisht gjysmën e duke vendosur zyrtarin ne provë për një periudhë 6 (gjashtë) mujore” përfundon vendimi.


Për të qenë të qartë, kur Disiplina e ka përdorur këtë nen për ti dhënë shanse tifozerive të kthehen në shkallët e stadiumit me kusht, ka qenë sepse bashkë me fajtorët në këtë mënyrë ishin dënuar edhe të pafajshmit. E për ta shmangur sa më tepër dënimin kolektiv është gjetur kjo formë e përgjysmimit me kusht të dënimit, që në rast përsëritje të veprimit brenda 6 muajve, pjesa e pashlyer e dënimit i shtohet dënimit të mëvonshëm. Por ky nuk është rasti i Laskës, ku dënimi i është dhënë individit për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes. Gjithësesi, kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu