• |
ide | kryesore

Luli nuk është më opozita

-Instant, Arkiva, Ide



Opozita si term vjen nga latinishtja dhe do të thotë “të jesh kundër” dikujt apo diçkaje.

Establishmeti Luli Rama sapo hodhi hapin vendimtar drejt altarit të 2021, duke u bërë bashkë për të ruajtur status-quonë deri sa vdekja (burgu apo populli) t’i ndajë. Tashmë është e qartë, edhe zyrtarisht, që Luli nuk ka më asgjë kundër Ramës, apo asaj që Rama përfaqëson. 

Luli nuk mendon më që Rama vjedh zgjedhjet. Luli nuk mendon më që mandati i Ramës është i vjedhur, dhe për këtë arsye ai duhet rrëzuar një orë e më parë nga pushteti. Luli nuk mendon më që Parlamenti është ilegjitim dhe duhet të shpërndahet. Luli nuk mendon më që zgjedhjet moniste të 2019 duhen anulluar dhe përsëritur një orë e më parë. Luli ka ndryshuar mendim.

Sot, pjesa më e madhe e shoqërisë kërkon një ndryshim thelbësor dhe themelor. Sot, shoqëria kërkon fundin e monopoleve, që kanë sjellë pabarazi ekonomike, politike dhe sociale. Shoqërisë i ka ardhur në majë të hundës me tranzicionin 30 vjeçar, dhe me servilët e kryetarëve që dominojnë çdo sferë të jetës publike. Shoqëria sot kërkon garë në politikë, garë në biznes dhe hapje të lojës, duke i garantuar kujtdo mundësi të barabarta për të përparuar. Por Luli Rama nuk mendon kështu. Luli Rama mendon që gjërat janë shumë mirë kështu siç janë. Se, helbete, përmbi ylberin e kodrave të Tiranës jeta duket fushë me lule. 

Prandaj, duke mos qënë më kundër Ramës, por partner i tij, Luli sot ka humbur legjitimitetin, por edhe mundësinë, për të përfaqesuar pjesën opozitare të shoqërisë. Sot ai është më pranë Ramës se atyre që janë në opozitë me të. 

Sigurisht, ai ka humbur opozitën, por jo biznesin opozitar. Luli do të vazhdojë të marrë qindra milionë lekë në vit nga buxheti i shtetit në emër të opozitës. Luli do të vazhdojë ta mbajë biznesin monopol të flamurit opozitar, të cilin e jep me qira sa herë që partnerit të tij i duhet të veshë mantelin evropian të liderit konsensual. Por Luli sot, nuk mundet dot të përfaqësojë opozitën në Shqipëri. Sot, jo më.

Sot, opozita e vetme në vend janë njerëzit e lirë, të cilët kanë ende guximin për të parë dhe dinjitetin për të folur. Sot opozitë janë ata që nuk i kane vënë një çmim as shpirtit dhe as fundshpinës. Sot, opozitë është kushdo që kundërshton këtë establishment, i cili të dyja këmbët i ka në pushtet, ndërsa duart në xhepat e shqiptarëve.

Pavaresisht se si quhesh, nga vjen, ku jeton, apo si jeton, sot ti që ke guximin të jesh kundër establishmentit Luli Rama, je e vetmja opozitë reale e këtij vendi. Ti nuk merr para, dhe nuk ke as flamur dhe as seli. Por ti je ende njeri i lirë, dhe për pasojë je opozitar, sepse je kundër asaj që po ndodh në këtë vend. Je kundër mënyrës se si këta po e vjedhin atë pasuri që na përket të gjithëve, duke na detyruar që ose të nënshtrohemi, ose të endemi rrugëve të botës. 

Ndërsa ju militantë dhe aspirantë, aspirantë dhe militantë, që jeni vënë në rolin e spektatorëve ka ardhur koha të mos shtireni më. Mos u hiqni sikur nuk e shikoni qartë që shfaqja ka mbaruar. Perdja ka rënë, aktorët kanë zhveshur rolet dhe kanë dalë përpara publikut sebashku me regjizorin dhe producentin. 

Ju jeni të lirë të bëni zgjedhjen tuaj. Mund të vazhdoni të duatrokisni, me shpresën se dikush do ju ftojë në skenë, ose të paktën do t’ju kthejë paratë e biletës. Ose mund t’i ktheni kurrizin skenës dhe të largoheni që aty. 

Në çdo rast, lodhja është e kuptueshme, kur ke përballë një actor meskin që ëndërron të bëhet magaziner. Por nëse ju sot nuk keni më forcë për tu rebeluar e për të luftuar, mos harroni që ka të tjerë që ende vazhdojnë të rezistojnë. 

Ju e dini çdo të thotë të jesh opozitar në një teatër të cilit po i shemben muret nga tronditjet e kambaleve të dhunës. Do ishte mirë ta dinit…

Prandaj sot, kini lirinë të bëni çfarë të doni, por kini mirësinë të mos i bëni më opozitë opozitës reale të këtij vendi. Ata po luftojnë edhe për ju. 

Endri Shabani, shkruar per Lapsi.al



39 Comments

  1. Shume fjale boshe per t’ia vene fajin Bashes dhe per te relativizuar te keqen qe ka pllakosur cdo qelize te ketij vendi

  2. Endri Shabani nëse bën një parti popullore muslimane përtej së majtës narkosocialiste dhe së djathtës fajdexhie, nëse fton rreth vetes shqiptarë muslimanë të edukuar të arsimuar pa të ardhur turp prej tyre që janë shumica e heshtur e këtij populli të përdhunuar nga bijtë e vet qafira, atëherë ke një shans të kesh kolegë të vërtetë në opozitën tënde kundër ps, g99, pd, lsi,pr, lzhk, pbdnj & co. Është e vetmja alternativë realiste, nëse e sheh realitetin pa komplekse inferioriteti e slogane idiote politike si Rroftë Shoku Luigji i BE, apo shoqja Kimete e SHBA. Përndryshe do përfundosh si i nderuari Lubonja që u plak duke bërtitur kundër zullumit sistemik e nuk ia vuri njeri veshin.

    1. pse muslimane? Ne shqiperi besimtare praktikante jan apo sjan 15-20% e popullates e pastaj c’hyn ketu feja, e pse u dashka te jne musliman patjeter

      1. KA SHUME BUDALLENJ KJO BOTE POR NUK ESHTE E THENE QE TI DUHET TI PERGJIGJESH . AJO QE AI KA SHKRUAR EDHE NJE HAJANLLIK DHE KAQ .

    2. Nje parti politike o musulman i thekur e i “sinqerte ” i paguar nga hoxhallaret anti shqitar, nuk mund te jete me sfond fetar, aq me teper qe shqiptareve ju imponua feja régressive e islamit prej armiqeve tuaj turko arabe.Nje parti politike duhet te jeté mbi te gjitha nje parti shqiptare qe mbeshtet et mbi patriotizmin, jo mbi fene. Feja e shqiptaret eshte shqiptaria, o shqitar gjak prishur. Ytt llum!

  3. Endri !Beje mire lojen e Erion Velise,kujdes e bjeru paleve,sulmo opoziten a thua eshte ne pushtet e bjeri edhe pozites qe thua eshte ne opozite tani e 7 vite me pare !Opozita e opozites eshte mjerim dhe ti je mjeran!
    Merri leket e Velise e bej ushtarin e ndyre te tij duke sherbyer me idene se te gjithe jane njesoj !?!Edhe ai qe ka 7 vite qe vjedh edhe te vdekurit edhe opozita qe nuk ka lene dite te vitit pa denoncuar !Nese do te futesh si shtata te trembedhjeta ne politike duke anatemuar Partine Demokratike,nuk e benndot pasi je sherbetor i piste i rregjimit te ramavirusit ne kete vend!Ha çorben e piste qe te japin per te relativizuar te keqen e ketij vendi dhe pusho,leshko e lepires bythe !

  4. Nuk e kuptoj se pse duhet te jete nje parti vetem me muslimane. Ne kete vend fatmiresisht ka shume cifte te feve te ndryshme. Dakord per prindet, po femijet e tyre per ke do votojne?

  5. Keta marrin pare nga Sorosi, me figura qe kane milituar me Aleancen Kuq e Zi e LSI-ne dhe hiqen si te pafajshem.. duan te hyjne ne politike duke i bo oponence opozite se!!! Bravo nisma shthurrje

  6. U përpoq të bënte gol me dorë, por më duket se e hëngri sa krahu. E vetmja gjë që fitoi është tenderi i biometrikës, që e merr Erjon Isufi dhe Endri Hasa. Ne demokratët o Xhelal më duket se morëm ka*in edhe këtë herë”, shkruante komentuesi, poshtë statusit të fitores, së Xhelal Mziut.

  7. Me keto te ashtuquajtura “ndryshime” ju vrate shpresen e shqiptareve . Ju groposet te ardhmen e ketij vendi . Ju garantuat endjen pafund te femijeve tane ne rruget e botes . Por njekohesisht ju sot moret mallkimet tona ne emer te femijeve tane. Ju vertetuat ate qe ne me kohe e dinim , ju doni te na sundoni dhe jo te na udhehiqni .
    Ju bete ndryshime per te mos ndryshuar asgje .

    Tani , sistemin nuk e ndryshuat , depolitizimin nuk e bete , votimin dhe numerimin elektronik jo , referendumet jo se jo , votimi i emigranteve as u fol fare . Lind pyetja , ça bete gjithe keto dite ? Ç’fare ndryshuat ? Pse u mblodhet kur nuk ndryshuat asnje gje ? Pse gjite ky show politik e mediatik per nje fllusk sapuni ? Pse e trumpetoni kaq shume si fitore nje statusquo? Ç’fare mendoni se jeni ? Mos kujtoni se keni shpirtrat ne dore?
    Mos kuftoni se jeni te pavdekshem ?

    Para disa ditesh zj.Hajdari tha : Persa i perket sistemit ata nuk duan ta ndryshojne .
    PS thotë e diskutojmë në fazë të dytë, PD nuk do, LSI nuk është shprehur fare .

    Une tek i gjati nuk kam pasur asnje shprese per ndryshim edhe pse ky thote qe e diskutojme ne nje faze te dyte . Keto jane pinokeri te te gjatit tone , se ne kete menyre ky na zgjatet perdite e me shume me genjeshtra te tilla . Pastaj , ky me pinokeri erdhi ne pushtet , me pinokeri po sundon , me pinokerira kerkon te perfitoj dhe pinok do vdes sepse huqi del me shpirtin . Disa lindin , disa behen . Ky ka lind i lig e pervers dhe nuk i behet me derman . Largimi i tij , jo vetm nga pushteti , por magari edhe nga shqiperia eshte fitore per te gjithe , biles edhe per vete rilindasit .

    Ai qe me habit me shume eshte z.Basha se qenkerka edhe me i vendouri per JO-ne . Sepse eshte kaq i vendosur per JO-ne , vetem ky dhe nje Zot i Madh e dine . Ky eshte i habitshem ne qendrimet e tij absurde sepse , nese kishte nje njeri qe perfitonte me shume nga keto ndryshime ishte pikerisht ky dhe opozita . Ti biesh fatit me shqelm , vetem nje vemje si ky dine ta beje ne menyre te perkryer . Nejse , ky keshu ka vepruar gjithmone prandaj edhe gjithçka i eshte kthyer ne bumerang , prandaj do ngelet nje humbes i perjetshem . Te vetmen fitore qe beri , edhe ate ja dhuroi Ristani dhe nuk e fitovi (te pakten dija per nder Ristanit) .
    Mua nuk me vjen keq per ty , sepse ty , kudo te te hedhesh merrke formen e enes ku bie. Mua me vjen keq per veten time , me vjen keq per femijet e ketij vendi , me vjen keq per çdo opozitar por mbi te gjitha me vjen keq per Shqiperine dhe per Shqiptaret qe do enden si Çifuti ne shkretetire dhe nuk kane per te gjetur rehati e derman edhe per disa vite te tjera .

    Por ai qe me habit , qe me çudit dhe qe me surprizon me shume se gjithkush , eshte “gjiganti” i presidences , z.Meta . O zoti president , po ti hyre ne greve urie kundra ketij sistemi ? Po ti thyeve vazon ne parlament o z.President .Po te kishe pasur pak force me shume , sot , zj.Topalli nuk do ishte midis nesh . Ose te pakten do ishte çyryke po ta kishte zene ajo vazo . Tani me thuaj , ça emri te te veje une ty o z.President ? Tu besoj fjaleve te tua apo veprave te tua? Pse te ngel gozhd ty kur une te them se ti bene teater , kur mbi te gjitha parashikimi im doli ? Por jo vetem me teatrin , por ti ne gjithçka bekerke teater o z.President . Atehere pse duhet te te besoj me o z.President ?
    Ja po ti bejme hallall te gjitha , po te pakten kerkoi falje z.Xhufi dhe te gjithe atyre grevisteve te tjere per sakrificen qe bene per ty se ti edhe atyre ja paske pas me “teater” o z.President . Kerkoji falje publike zj.Topalli se desh e more ne qafe ate zonje te nderuar . Dhe ne fund o z.President , kur ti bene teater me gjithçka dhe me kedo , atehere paguaje demin e asaj vazoje qe thyeve sepse ishte prone e perbashket .

    Disa thone se nuk po shohim drite ne fund te tynelit . Por une them se me kete paçavure qe keta bene , na futen ne nje bujo totale akoma pa hyre ne tynel .

    Me kete qe bete te gjithe, ju palaçot e politikes , na vertetuat se motoja e juaj ka qene , eshte dhe do te mbetet : Mbas meje qameti u befte .
    Kjo shprehje ( “après nous, le deluge” ) i eshte atribuar Mbretit te frances Luixhi XV por ne fakt nuk eshte e tija , eshte thenie e dashnores se tij Madame de Pompadour , e cila ja tha mbretit per ti dhene force mbas humbjes se francezeve ne luften e Rosbak .
    Me kohen ai , Luixhi XV , filloi ta perdorte shpesh kete shprehje sa here qe deshtonte . Aq shume filloi ta perdorte saqe edhe sot mbahet si thenie e tij . Por me kete teori moskokçarje , deshtimet e tij e çuan francen ne deshtim te vete mbreterise . Nga ky shkak pasardhesi i tij dhe i fundit , Luixhi XVI , perfundoje ne GIJOTINE . Sepse filloi
    REVOLUCIONI , ai qe sot quhet revolucioni frances nga i cili u hodhen themelet e shtetit te se drejtes (ose shteti liberal , qe jane demokracite e sotme ne bote) .

    Keni menduar ndonjehere per fundin tuaj o palaçot e politikes ? A nuk e ndjeni urrejtjen e popullit ndaj jush ? A nuk e dini se mjerimi dhe padrejtesia e tjeterson edhe qenien me te bute njerezore , nga humane ne kafsheri ? A nuk keni frike te pakten nga i Madhi Zot , meqenese nga njerezia nuk trembeni ? Gaboheni o pushta te pushtetit , gaboheni rende . Trembuni , sepse countdown-i ka filluar tik takun e tij .
    Nje fund i tmerrshem apo nje tmerr pa fund ? Kjo eshte pyetja nje milion dollareshe qe i beje te gjithe vellezerve te mije Shqiptar .

    P.S . Me falni vulgaritetin . Por ndjehem shume shume i zhgenjyer nga kjo kaste politikanesh te papergjegjshem . Largimi i tyre eshte detyre e ne te gjitheve , eshte domosdoshmeri per te ardhmen tone . Per te kuptuar me mire se ne çderexhe jemi , per te kuptuar me mire se ku ndodhemi dhe sa kew jemi katandis , ju keshilloj te ndiqni ne Youtube poezine : “Ah moj demokraci ” te recituar nga i madhi Mirush Kabashi .
    Respekte te gjithe Shqiptareve . TUNG

  8. Pse jane kaq te ligj keta politikanet tane qe na futen ne kete lanirinth pa krye ?
    Pse perfunduam ne kete zallamahi? Ndoshta e meritojme .

  9. E kemi fjalën për shpurën e atyre palo-politikanëve idhnakë e agresivë, që shkumbëzojnë papushim helmin e tyre antishqiptar duke i kërkuar Evropës ta braktisë, të mos ta ndihmojë e të mos ta pranojë në gjirin e saj “narko-shtetin”, siç e cilësojnë ata harbutërisht vendin e tyre. E kemi fjalën për atë lukuni pseudo-intelektualësh gjithologë, pseudo-gazetarë e pseudo-analistë, pseudo-filozofë e pseudo-sociologë, pseudo-historianë e pseudo-gjuhëtarë, pseudo-regjisorë e pseudo-aktorë, pseudo-sizmologë e pseudo-virologë, që të refuzuar e të dështuar profesionalisht, shpresojnë se mund të realizohen duke iu bashkuar skalioneve të politikës së rrugës, ku predikojnë braktisjen e zgjedhjeve e të institucioneve dhe marrjen e pushtetit me dhunë e “me revolucion”.

  10. O Ender Rrushi mos harro qe Luli te vuri ne ate vend,mos bjer nga foleja se ste jane rritur ende puplat dhe do te haje maci

  11. Si çdo alternative e vdekur ne kete vendin tone edhe “analizat” e k-analisteve jane te vdekura ! E para ky miku qe ka bere kanalizen, duket sikur me shume i jep rendesi pozes qe mer per foton ne krye te shkrimit se sa shkrimin vete! Sidoqofte keta kanaliste pothuaj te gjithe thone shume e nuk thone asgje, duke ju sulur here njeres e here tjetres parti, dhe ne fund: “ku ishim?….asgjekundi” Asnje prej ketyre perveç se sulmojne rivjedhjen ose opoziçken, nuk dine te japin nje ruge zgjidhje problemeve, ( ose kane frike ) duket sikur jane aty ( dhe per kete jane) vetem per te kritikuar , e e e, ne asnje menyr per te dhene zgjidhje, sikur te jene kanaliste eunuke! Ky ketu nuk ndryshon nga te tjeret vetem se duket me i ri ne moshe. Ndoshte me te drejte nuk e quan me llullin dhe PD-ne opozite, si te tille ky quan popullin opozitar, por kjo eshte si ajo shprehja ” hedh gurin ne lume nje i marre dhe te gjiithe te mençurit nuk e nxjerrin dot” Atehere meqe populli, o Shabe qenka e vetmja opozite sipas teje, se opozita politike ka vdekur, pse ju kanalistet nuk formoni nje parti te vetrtete qe te udhehini popullin opozitar ne protesta, jo vetem per te rrezuar qenqevrine, por per te rrezuar te gjithe kjasen politike shqiptare te koruptuar, te rinj e te vjeter? Ah..jo ketu me fal pese per qind;- ne si kllase ana(sh)listash jemi vetem per te bere vrima ne uje, jo per te ngritur popullin ne rreveolte, as per te krijuat parti te reja apolitike,, e….ne: fund te fundit paguhemi per kete, per sallate jo per te merzitur politikucet e korruptuar te te dy kraheve! Tung o ung!

  12. Ik o endri zari ca do ti mesuesit dhe rojet pedofil te shkollave qe i ve ne pune erjon fiku te numerojne votat.ik mor molomën

  13. Luli duhet te kishte kembengulur per lista te hapura ,nuk e beri. Ky eshte faji i Lulit. Perse e beri kete ,nuk e di me saktesi por mund te supozoj. Presion nga aleatet e partive te tjera si Dash Shehi apo Shpetim Idrizi ose nga brenda PD-se. Por ndryshe eshte te kritikosh e ta besh me arsyetime llogjike e ndryshe te hedhesh shashka se Luli dhe Rama bashkepunojne. Po per LSI-ne si nuk e gjete nje fjale apo per aleatet e Bashes apo per qeverine. Pse ky fiksim me PD-ne. Gjithe ky shkrim eshte me konstatime e pa asnje analize. Duket sikur ke qene me mxitim te denigrosh Lulin dhe PD-ne. Nese beni opozite pa analize e argumenta ,bazuar ne preferenca personale do beheni te pabesueshem. Me vjen keq se jam simpatizant i Nismes tuaj dhe kam kontribuar por po vazhduat keshtu nuk e shikoj te vazhdoj. Mos po beheni Mjaft-i i ri. Po oergatisni pasardhesin e Rames dhe Lulin e shikoni si kundershtar te forte per te ardhmen. Mbetet ta vertetoje koha. Gjithsesi ky eshte faull per karton te verdhe ,ne rastin tjeter mirupafshim zoterinj. Ose krijoni alternativen tuaj politike ose mos u beni shtojca partish.

    1. I drejtohen PD si partia me e madhe por qe ne fakte bene fajtor LSI dhe gjithe opoziten .
      Disa kritika dhe te verteta duhen thene se ndryshe nuk ndreqen . Per mua opozita gaboi dhe pike .

      1. Por mospermendja e te tjereve dhe fokusimi tek PD-ja cfare mesazhi jep? Permende gabimin e PD-se por analizo dhe situaten ,pra kontekstin e qendrimeve. Mund te jesh kritik por konstruktiv. Per mua ky shkrim eshte sulm ndaj PD-se.

  14. Luli nuk eshte opozita me keto qe beri por mendoj se ka akoma kohe per te ndyshuar drejtim . Mjafton te beje te kunderten e asaj qe thote palloshi i anetes . Qe ne çastin qe palloshi e lavderon Bashen dhe justifikon veprimin e tij qe ketu e ka me te futme . kaq naiv eshte ky Basha ? Shif e boj , reston ti do ta marresh . Ne te hongme e kemi .

  15. PO TE BEJE NJE PYETJE TE VETME O BASHA , A I MERR DOT 50.000 VOTAT E NISMES THURJE ME KETE QE BERE ? VETEM KAQ MJAFTON PER TE THENE QE TI JE HUMS .

  16. Basha këtë premtim e ka bërë gjatë vizitës së tij të fundit në SHBA (që nuk mbahet mend që kur ka qenë).

    “Zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk ka.

    Ka rëndësi kjo që po e them, se e them nga Uashingtoni”, deklaronte Basha.Ky eshte lulushi qe fitoje dhe nje mandat tjeter te kryetarit te pd prandaj ca sali anje te komentet jane gezuar per fitoren e lulzimes

  17. Analisti i artikullit ka vepruar politikisht anarshist ne momentet e gjendjes se politiko ekonomise .Per mangesi, ne veprimin anti Rama, mund tia parashtronit partise, PDse, me qe e dashuroke kaqe shume, por qe tia veshesh kostumin e barazise me Ramen Bashes, eshte stonature per nje person te shkolluar mire, e qe pritet shume ne llogjiken e aresyes.Partia demokratike nuk eshte Basha e para punes, por jane mijera qytetare, fshatare, te vuajtur, e vuajtes nga sistemi i ketyre qe kemi ne pushtet, por duke sulmuar ate, mbase ju e keni me tendence s;fumimin e opozitarizmit ne momentet e soteme, e mbase plotesoni edhe deshirat e Rames, te cilin na qenka me i mire se Basha, sipas jush. Kohet e fundit eshte perhapur shume lufta politike anti opozite, kur murtaja rilindje na ka cuar ne katastrofe, e ne, pavaresisht, me_ pa parti opozitarizmi, grindemi e i sulemi Bashes, qe mortaja te rri e qete. e ne te percahemi sipas strategjise se Rama pushtuesit. A eshte domosdoshmeri largimi i qelbesirave? Pooooo, mendoj, se dhe komentuesit e perspektives e deshirojne kete, atehere, duhet te dini, e ta dime se nje thenije publike e Bashes per rrugen drejt demokracise do jene konsultat, e mendimet vendimtare te popullit, e kur vendos populli, partite jane jasht vendimit. Andaj, gjithesesi, jo per te mbajtur shprehjet e, te mires me te keqen, dhe te keqen me te miren, por rruga me e mire eshte vetem e mira, dh e largimi nga ky sistem rilindas banditesk, e rruges per ne europe. Vendimet qe jane marre ne marreveshjet per zgjedhjet, nuk vareshin nga opozita, por nga ato udhezime qe jepeshin nga perfaqesuesit nderkombetare, e kerkesave ODIR, OSBE, dhe nga vendet e medha europiane, psh, GJermania, andaj, me deshirat, e pasionet tona jo gjithemone realizohen sic i duam, qe jane reale, e qe duhen te behen pa tjeter, por mbase e kane lene per nje kohe me te aresyeshme, atehere kur edhe vendet euro atllantike te ingranohen me shume per vendin tone, qe ta bashkojne me europen.Jemi me shpresen se dicka, ap me perpara do ecim drejt rruges qe deshirojme, ate te demokracise rreale pa pengesa rilindase.

  18. Per te gjithe komentuesit e pandriçuar qe bejne sikur i dine te gjitha,luajne piste me mendimet e shefave te tyre!Per te gjithe ata monstra qe ne vrimat e skutat e pallatit te kongreseve,qe kjo qeveri kriminale i paguan me taksat e shqiptareve per te bere opinion dhe domethenie….,kam dy tre gjera per te sqaruar !Listat e hapura:Injorante,delirante,e lojtare te shkarravitur nga mendja e piste e pushtetit te edvin droges jane ato qe prodhojne deputete te tipit :Mark Frroku,Arben Ndoka,Tom Doshi ,Aqifi e Elbasanit e si keto dallkauke e injorante ?!Harrova dhe perdhunuesin ne grup Elvis Rroshi ?!?!Apo nuk dukej ai ?!Jeni marre ndonjehere me zgjedhje,budallenje ?!Degjoni Rudina Hajkarin e Myslimin me ze femre te kerkoje lista te hapura ?!Bejne lojen e edvinit,do bejne Parti seshpejti,eshte krijese e Parave te pista te edvin droges !Strategjia eshte te terheqe sadopak vota nga Partia Demokratike !!?Kete beri me Bojaxhiun e Sfides,ju kujtohet plehu i shitur,ku eshte tani ?!Kete beri me Kavajsin,pleh Astrit Patozi e keshtu do te beje me Rudinen,o zot cfare tmerri,parti rudina,hahahahahahahah!Mendje pisti edvin,nuk ka gje tjeter vecse te krijoje monstra we ti sherbejene e pastaj si kllufin e .arit i hedh tutje !Mbase do dsle dhe Zholefina e majlinda urva te thone se nuk jane te kenaqur me pd ?!Kerkohet depolitizim te komisionereve ?!?!Legena qe as nuk ja keni haberin ne rastin me te mire e ne rastin me kriminal na beni per idiote ?!Edvini dhe ju thoni,ti numerojne votat administrata e edvin droges,qe deri tani i ka shkaktuar ml euro dem ketij vendi e tani te numerojne votat ata se dine,jane te zote ?!?!E pas numrimit ti ruaje skllavi idiot Ardi Veliu ?!?!?!?Turp nuk ju vjen nga pasqyra plehra,kur shiheni ndonjehere,fytyrenxire,te pamoral e djallezor ?!Po flisni per Shqiperine,apo Norvegjine,e njihni kete vend apo tallni menderen ?!

  19. O shabon qosja ku te con mushka more djale,te ka hyp vetja ne qef po si eshte kjo e thua ti Luli nuk eshte opozita,atehere I bie te jesh ti more,ne vend qe te bashkoheni te gjithe per te shporrur kryeqelbesiren dilni ne tv dhe I shisni pordhe njeri tjetrit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *