• |
ide | kryesore

Është edhe më e pistë sesa duket

-Instant, Lajme, Të fundit



Nga Astrit Patozi

Pas atij gjumi të thellë dhe të qetë, që kalova mbrëmë, as që më shkon fare ndërmend (mos o Zot!) t’u prish festën atyre, që gati po qanin mbrëmë nga gëzimi për marrëveshjen historike “Ishim më mirë, kur ishim më keq”, e cila i amniston të gjitha krimet zgjedhore të 10 viteve të fundit në Shqipëri. Që do të thotë se PD duhet t’i kërkojë falje Edi Ramës, se i bie që i paska rënë më qafë kot për të gjitha akuzat me vjedhje votash, për sa kohë që do të ruajë të njëjtat rregulla loje për zgjedhjet. Por jam i bindur se ky debat nuk ia vlen shumë tani.

Më shumë ka rëndësi që njerëzit duhet ta dinë se për të shkuar deri tek shampanja ka ende edhe pak punë për t’u bërë.

Sepse që “fitorja” e arritur nga zotërinjtë Luli Basha dhe Edi Rama të bëhet fakt, duhet që ajo të kalojë me të paktën 84 vota në parlament. Që do të thotë se ajo duhet të votohet prej Myslim Murrizit, Rudina Hajdarit, Ralf Gjonit dhe të tjerëve përfaqësues të opozitës parlamentare.

Por që kjo të ndodhë ka vetëm dy mundësi, ose që ata të binden se kjo është në të mirën e tyre dhe të Shqipërisë dhe historia mbyllet këtu. Ky opsion duket shumë larg realitetit po të kesh parasysh deklaratat e tyre të ashpra dhe të vazhdueshme kundër një pazari PD-PS.

Mundësia tjetër është që një pjesë prej tyre të “ndryshojnë” mendim këto ditë, që në shqipen e pastër përkthehet të blihen ose të shantazhohen dhe në finale të tradhtojnë shokët. Sepse Partia Socialiste sot në parlament kontrollon vetëm 77 vota dhe çdo numër mbi këtë shifër që do të dalë në rezultat do të thotë që është deputet i blerë ose nga zoti Edi Rama, ose nga zoti Luli Basha, ose nga të dy bashkë.

Le më pastaj po të llogarisim edhe Presidentin e Republikës si një faktor që ka ndonjë rol për të luajtur në këtë çështje. Ajo do të prishte fare dasmën e marrëveshjes, sepse Ilir Meta ka më shumë një vit që nuk lë rats pa thënë se parlamenti shqiptar ka vetëm 82 deputetë legjitimë dhe se të tjerët ai nuk i quan.

I bie që edhe po e blenë opozitën parlamentare zoti Luli Basha dhe zoti Edi Rama pritet të kenë punë pastaj edhe me të zotin e kushtetutës. Gjithmonë, nëse Presidenti do t’i qëndrojë besnik premtimeve solemne me dorë në zemër para popullit dhe flamurit të Skënderbeut.

I thashë të gjitha këto, jo se kam ndonjë shpresë të madhe që do të realizohen, sepse nuk besoj asnjëherë tek mrekullitë, por thjesht për ta bërë me të qartë panoramën e shëmtuar të asaj që ndodhi mbrëmë.

Që do të thotë se ajo marrëveshje është edhe më e pistë, se sa e kemi menduar duke parë se si dolën të qeshur Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi, vetëm për faktin se kishin arritur që t’i mbanin brenda kutive të votimit “çunat problematikë” përkatës për të vjedhur votat e të tjerëve.

Sepse çdo shqiptar duhet ta dijë paraprakisht, se që kjo marrëveshje të bëhet fakt, mu në mes të ditës dhe live përpara gjithë botës, disa deputetë do të blihen ose do të shantazhohen.

Dhe përfytyroni vetë pastaj se çfarë kuptimi ka të flasësh për vjedhje në qendrat e votimit, kur votat trafikohen haptas në parlament.



28 Comments

    1. ME KETE PYETJE RETORIKE , ME KETE HUMOR KINEZ , MOS KUJTO SE JE NDRYSHE NGA ATO FUGISTAT ME PAGESE TE RIPIçKAVE . ATA KESULKUQER TI KESUL BLU , NE THELB JENI NJE MUT I NDARE PERGJYSEM . FLISNI TE VERTETEN O NJEREZ , ME KETE GJUHE DO NA ZEJE VITI 3000 PO DERRA

    2. te verteten ka thene, QOFTE i mire a i felliqur si saliu rama gramozi apo me keq tahiri dhe gjiknuri-KA SHKRUAR REALITETIN

  1. Kryetari i PD Lulzim Basha ishte sot në disa bizneseve në Tiranë.

    Një nga zonjat të cilat ai po nxirrte live në facebook i tha kryedemokratit “ishalla dal bukur, se para nuk dalim bukur, nuk ka gjë vetëm kaptinën më ke nxjerrë”.

    Basha ja ktheu je shumë fotozhenike

      1. ky kari vazhdon ben foto si hajdar
        ku jane zgjedhjet e parakohshme o damlla?
        ku eshte depolitizimi administrates?
        ku eshte qeveria teknike para zgjedhjeve?

        ik bej foto ik

  2. Rendesi ka qe Patizi te marre pjese ne votime si dikur Organizata e Frontit Demokratik. Ky per vete ka nje parti te paligjshme te rregjistruar me nja 10 shkelke ligjore e tani do qe te jape leksione. Pse nuk kandidoi per kryetar PD-je ne 2017, apo nuk pati bythe te merrej me Luluin qe nuk ka as bythe dhe as shpatulla???

  3. O Tito po ti ike per nje pjate sup qe te dha Ramiu ,nga pd ca kerkon tani ,mbas shume posteve qe mbajte ,dhe mbasi ja hengre per shume kohe mutin Sales kur e pe qe tu pre racioni hop me vrap te preheri Rames,Po provoje mot ne zgjedhje prap sa vota do marresh,sbesoj as voten tende prandaj mos dhit nga goja se ti je nga ata qe e katandiset pd ne kete gjendje je po aq fajtor sa te tjeret cfar kerkon tani ,po te ishe burre i mire luftoje brenda shtepise tende,na pelaen apo jo hoxha por xhamija eshte e jona ,he te kam rrixha rri urt dhe mos bzaj ,se cdo here qe shkruan bojen i nxjerr vetes.

  4. Ketij Patozit i duket vetja si i virgjer. Ne fakt jo se me pelqen Basha, nje mut muti eshte, porse keto PD-istet si Patozi apo Topalli ne vend qe te merren me maxhorancen, merren e shajne Bashen. Dhe kjo do te thote se jane te blere e shantazhuar nga Rama. Meqe nuk eshte deputet vete, ne kesi rastesh, Patozka nuk negocion dot pazarin sa do fuse ne xhep. Mos u merzit se ke bonusin per shkrime ne gazeta e nuk ra heq pagesen Rama jo.

  5. Te thuash qe Basha do detyroje apo pagoj deputetet e opozites se emeruar ,zoti Patozi do te thote te jesh I keq dhe toc

  6. Po cke o derman ty o te bejme deputetin e Peqinit se ti ja vlen ,po nuku vaje ti ne parllament Shqiperia nuku behet ,jeti Rudina,Xhozi,Lymi ujku i Lushnjes dhe ai koke pjata Alban Zeneli ,ju kini qene dhe jeni krye besniket e pd pa ju pd nuku behet llaf te vi ne pushtet ti vazhdo dhe vill sa te mundesh per pd se dhe Ramiut i ngelet qejfi po nuk shkruajte ti per te levduar pd sic ke ber ghithmon,vazhdo se te pre fondet ay krye.k pastaj.

  7. Ça po thua Astrit ?!Doje qe votat ti numeronte Qeveria e Edvin Rames ?Çunat e hashashit,te milionave euro te vjedhura nga administrata edviniane ?!Ti dhe ca plehra te tjere kerkonit qe votat ti numrante banda e qeverisjes,sepse i numran mire!Depolitizime e ?! ?!?!?Je merzitur se po iken Edvini ?!Pertype o kavajs ?!Me legen qe paske qene nuk ka ?!Pas teje do dale dhe zhelja tjeter kunder pd-se ?!Te keqe te madhe u ka bere PD-ja ju ?!S’ju vjen ndot nga vetja ?Ke bere plaçke te madhe me PD-ne e nga ju iku ne opozite e tani na jep mend sikur vjen nga Galaktike tjeter!Legen i piste !Tani ha çorben e mero Bazes,mbase eshte tum!Te beje mire!Ti je njeperdorimsh,si kllufi i .arit !

  8. o patoz je pisi me imadh ish ti i pa pa bes qe hyre ne zgiedhje dhe tani na ben moralistin O LAPER O PROSITUT POLITIKE

  9. ”” “Ishim më mirë, kur ishim më keq”, e cila i amniston të gjitha krimet zgjedhore të 10 viteve të fundit në Shqipëri. Që do të thotë se PD duhet t’i kërkojë falje Edi Ramës, se i bie që i paska rënë më qafë kot për të gjitha akuzat me vjedhje votash, për sa kohë që do të ruajë të njëjtat rregulla loje për zgjedhjet. ”””

  10. Edhe fuga shkrun me pisllik sesa ty

    Ke akoma rruge me kap fugen , je me poshte se bythqimlliku i fuges
    Varet sa i pire do jesh kur te shkrush prape

  11. Y te hegerte mortja o vemje e dale nga bytha e Sali Berishes ,o krye kurva e Kavajes o byth lepiresi Mero kermes cfar kerkon mor hale o qenje e pabese ,per 8 vite ne kohen e pd ne qeverisje tu trash qafa mire ,si epe qe ta prene racionin fillove te hedhesh vicka, yt rrace e felliqur njeri buk shkale mos mirnjohes opo muti zbehet hallve.

  12. Edhe po të kesh qënë ndonjëherë i pastër, pasi u ndave nga PD-ja dhe iu bashkove qelbësirave të ripjerdhjes, u bëre pis e shkuar pisit. Ti krijove partinë tënde me bekimin e Ramës, në kundështim me çdo ligj që nuk të lejon të marrësh pjesë në zgjedhjet moniste lokale. Ti e pranove dhe kalove menjëherë në fushatën elektor- hale, duke fituar Noc Rrokun. Tani , pa pikë turpi na flet e na jep mendime që nuk i ha as gomari. Nuk të shkon si ish -deputet, si gazetar dhe detyrat që mbaje te PD-ja. Hesht dhe bëhu i harruar, se me këto qëndrime, kurrë s’ke për të fituar. Do të bëhesh më qesharak se Spartaku i Ngjelës & Co. Ngjan me të droguarin që jep leksione kundër drogës. Turp! Njëmijë herë turp!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *