• |
ide | kryesore

Gjiknuri: Ligji i ri elektoral i hap rrugë votës së emigrantëve

Arkiva, Lajme, Të fundit

Bashkëkryetari socialist i komisionit të Reformës zgjedhore i përgjigjet opozitës parlamentare e cila sot u shpreh hapur se do të votojë kundër çdo ndryshimi elektoral nëse nuk përfshihet vota e emigrantëve, depolitizimi i administratës zgjedhore dhe listat e hapura. Përmes një statusi në Facebook, Gjiknuri thotë se Ligji i ri Zgjedhor i hap rrugën aplikimit të votës së emigrantëve.

Postimi në Facebook


Të dashur miq,

Kam ndjekur me vëmendje reagimet publike rreth çështjes së votës së emigrantëve. Fatkeqësisht, retorika politike rreth dy-tre çështjeve të tjera të reformës e la jashtë vëmendjes së medias trajtimin e zgjidhjes ligjore që është dakordësuar për votën e emigrantëve. Kjo mungesë vëmendjeje u la hapësirë spekulimeve.

Gjej rastin që të ju sqaroj,

Po! Vota e emigrantëve është premtim dhe angazhim i marrë nga Partia Socialiste për tu adresuar. Me kërkesën e PS kjo temë u përfshi në axhendën e punës së reformës zgjedhore. Në Ligjin e ri Zgjedhor është përcaktuar udhërrëfyesi që do të mundësojë zbatimin e votës së emigrantëve. Në vend që të hartonim dispozita të detajuara në ligj që më pas do të ishin të pazbatueshme dhe do të dështonin, me këshillën e ekspertëve ne zgjodhëm ti japim detyrën Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si organi i posaçëm teknik që me Akt Normativ dhe rregulla të posaçme të mundësojë aplikimin e votës në distancë e cila do të shpërndahet sipas qarqeve përkatëse në llogaritjen përfundimtare të rezultatit zgjedhor në Shqipëri.

Ky është një detyrim i ri ligjor për KQZ që nuk e ka patur më parë. Shpresoj që miratimi sa më shpejt i Ligjit të ri Zgjedhor ti mundësojë këtij institucioni të kryejë të gjithë fazat e përgatitjes së infrastrukturës, për ta bërë të mundshëm aplikimin e votës së emigrantëve që në zgjedhjet e ardhshme.

Gjej rastin të ftoj të gjithë mekanizmat dhe organizatat e diasporës të bashkëpunojnë me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të kontribuar bashkarikisht në përcaktimin e teknikaliteteve dhe infrastrukturës më të përshtatshme.

Gjithashtu, qeveria shqiptare është e angazhuar maksimalisht për ti ofruar KQZ-së të gjithë bazën e të dhënave, njohuritë dhe mbështetjen e nevojshme financiare për ta kryer me sukses këtë detyrim ligjor.

Ne jemi të vendosur ti shkojmë deri në fund këtij procesi për tu mundësuar të gjithë emigrantëve shqiptarë të drejtën e shprehjes me votë në zgjedhje parlamentare.

8 Comments

  1. Kryetari i PD Lulzim Basha ishte sot në disa bizneseve në Tiranë.

    Një nga zonjat të cilat ai po nxirrte live në facebook i tha kryedemokratit “ishalla dal bukur, se para nuk dalim bukur, nuk ka gjë vetëm kaptinën më ke nxjerrë”.

    Basha ja ktheu je shumë fotozhenike,lulushi flet per oligarket e viles te familja petrela

  2. Gjiknuri apo Termeti…termeti i Dibres i ben nder opozites sa here ta nxjerrin fytyren TV-te, sepse i nxit te mbyllin tv duke ju shtuar urrejtjen per Rilindjen cdo dite e me shume. Te lutem dil sa me shume ne TV, mundesisht ne cdo Tv kombetare dhe lokale dhe ne cdo ore te dites. Natyrisht suksesi yt eshte me i vogel se i Rames, kemi filluar te kursejme energjine elektrike duke mbyllur TV sa here delni JU.

  3. Keta te Ripjerdhjes tallin trapin ne mes te dites dhe as ju dridhet qerpiku! Se jane mesuar, se ky milet, sa here qe shikon sapun, edhe pse vendos syze qorri, i duket perseri djathe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu