• |
ide | kryesore

Gruaja e ish-futbollistit të Milan denoncon: “E kërcënuar sepse u martova me një njeri me ngjyrë”

-Instant, Sport



Ekaterina Dorozhko, modelja ruse, ka treguar në profilin e saj në Instagram sa shumë ka vuajtur pasi u martua me Luiz Adriano, ish- sulmuesin e Milan tashmë tek Palmeiras. Dashuria mes tyre lindi në Moskë kur sulmuesi luante dy vjet më parë tek Spartak Moskë. Bukuroshja ka treguar sa vështirë e pati të ambjentohej në Brazil për shkak të ofendimeve të marra. E në distancë kohe, por edhe për të treguar solidarietetin në kujtim të George Floyd, afroamerikani i vrarë nga një polic në Shtetet e Bashkuara, ka vendosur të flasë.

“Kisha frikë se nuk do të më pranonin sepse jam ruse e kam një mentalitet ndryshe dhe e gjithë jeta ime është ndryshe. Cdo ditë, për shumë kohë, kam marrë mesazhe në të cilën më uronin vdekjen – ka rrëfyer modelja -. Arritën aty deri sa të dëshironin edhe gjërat më të këqija për familjen time. Më premtonin se do të më gjenin, rrihnin e shumë gjëra të tmerrshme vetëm sepse isha martuar me një njeri me ngjyrë. Gjysma e familjes sime është e zezë dhe e dua shumë ashtu si është. Falenderoj prindërit e mi për edukimin e vizionin që më dhanë për botën. Nuk i kam konsideruar asnjëherë njerëzit nga ngjyra e lëkurës. Për mua, janë të gjithë njësoj.

 

View this post on Instagram

 

and in hundred lifetimes I’ll choose you. always ❤️

A post shared by Ekaterina Dorozhko Souza (@dorozhko) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *