• |
ide | kryesore

Heqja e masave të reciprocitetit, Albin Kurti: Edhe të shtunën punojnë për t’i shërbyer Serbisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Nën udhëheqjen e kryeministrit Hoti, ekzekutivi ka shfuqizuar vendimin e datës 20 mars 2020 të qeverisë së kaluar Kurti për zbatimin gradual të reciprocitetit me Serbinë dhe vendimin e datës 30 maj 2020, për plotësim ndryshimin e vendimit të parë për këtë masë. Kryeministri Avdullah Hoti e ka quajtur vendim të rëndësishëm heqjen e reciprocitetit. Ai në një konferencë për media ka thënë se presin që edhe pala serbe t’i heq pengesat në mënyrë që t’i lihet rrugë vazhdimit të dialogut.

“Kemi marrë një vendim të rëndësishëm për heqjen e pengesave për vazhdimin e dialogut. Presim që edhe pala serbe të heq të gjitha pengesat por ne ruajmë të drejtën tonë si shtet sovran që të vendosim masa pëe ruajtjen e sovranitetit tonë në përputhje me partnerët ndërkombëtarë”, ka thënë ai. Nderkaq menjehere ka reaguar Kurti, i cili shkruante se dhe te shtunen qeveritaret punonin per ti sherbyer Serbise dhe interesave te saj.


Reagimi

Edhe e paligjshme në Kosovë, edhe në shërbim të Serbisë

Edhe të shtunën punojnë e mbajnë mbledhje vetëm dhe vetëm që ta heqin reciprocitetin ndaj Serbisë. Kosova ka panumër probleme sociale dhe ekonomike, por ato nuk mund të kenë prioritet krahasuar me kërkesat e Serbisë. Kjo pra është qeveria e paligjshme e Kosovës.

Pardje njoftuan mediet se 20 kamionë që kanë hyrë nga Serbia e respektuan masën tonë të reciprocitetit: https://kallxo.com/…/masat-e-reciprocitetit-rreth-20-kamio…/

Në dokumentet e tyre e kanë shkruar: Republika e Kosovës. Pra, ata po e zbatonin reciprocitetin. Por, pas vendimit të sotëm, nuk do të kenë më nevojë.

Hoti ka deklaruar që i ka hequr pengesat për vazhdimin e dialogut me Serbinë. Në këtë mënyrë, ai ia ka mveshur Kosovës fajin për mungesën e deritanishme të dialogut. Një këso shërbimi të mirë Serbisë nuk ka mundur as vetë Beogradi ta mendojë. Përveçqë dialogu do të jetë asimetrik sepse me reciprocitet të braktisur nga ana e Kosovës, aty pala kosovare hyn si fajtore për vonesën në rifillimin e dialogut.

Historikisht shqiptarët i kanë pasur dy rryma politike varësisht nga qëndrimet e tyre karshi Serbisë. As sot nuk është ndryshe, por, si rrallë herë më parë situata është qartësuar.

10 Comments

  1. Albini ne versionin salih mbas 2013 dhe albini ne versionin mbas 2017,rruge te gabuar po ndjek,mos mendo me trute ke bytha,shplodhu pak se te ben mire

  2. SHBA i kerkonin Kurtit bashkpunim , ai sillej me menyren e tij . Tani me qeverine tjeter te KS ,SHBA debllokoi fondin e zhvillimit per Kosoven (MCC 300 million doll) qe kishte ndaluar ne kohen e Kurtit. E ky asnje fjale pozitive per fondin. E quditshme, ky kunder te gjithve.

  3. Asnje, as A.Kurti nga VV nuk pershendeten vendimin e SHBA per fondet per zhvillim te Kosoves. Cfare ironie. Nderrohet qeveria kethehen amerikanet.

  4. Falenderime SHBA dhe te gjitheve qe ndihmuan e po ndihmojne Kosoven. Qeverite shkojne e vine po miqesia me SHBA eshte e perjetshme.

  5. Qeveria punoi te shtunen dhe largoi tarifat se ishin premtim ndaj Amerikes. Por edhe ne Amerike punuan te shtunen dhe po i japin fondet per zhvillim Kosoves. Ish qeveria Kurti veq kritikon.

  6. Albin u tregove i dobet, politikan i vockel.
    Erdhe ne pushtet per te zgjidhur sherret e tua personale, jo per te qeverisur.
    Je i papjekur

  7. Te gjithe udheheqesit politik e shteteror te Kosoves pershendeten lejimin e fondeve amerikane per Kosoven, e Z. Kurti jo, e askish nga VV.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu