• |
ide | kryesore

Ish-sulmuesi i Inter, jetë e re në Shanghai: në karantinë bëhet prodhues xhini

-Instant, Sport



“Ka emrin tim të shkruar, kështu që pija ka kualitet”. Marko Arnautovic ka qendruar në formë edhe gjatë pezullimit të futbollit për shkak të Koronavirus, nuk ka shtuar peshë e vetëvlerësimi nuk i ka humbur në karantinë. Madje lojtari i përfaqësueses austriake ka gjetur mundësinë të prezantojë idenë e tij të fundit “Arnautovic Premium Gin” dhe e ka bërë nga bari mbi catinë e Hotel Grand Ferdinand në Ringstrasse në Vjenë. ”Lëngjet e frutave i bëjnë të tjerët”, bën humor ish-sulmuesi i Inter tani tek Shanghai SIPG.

Pija ofron “vetëm” 40 perqind alkol, por Arnautovic jep gjithnjë 100 % e më shumë: “Në ndeshje e stërvitje nuk mund të ndalem në 40 perqind”. Pija nuk është, natyrisht, për sportistë të vërtetë apo të rinj, por për publikun në përgjithësi nëse kanë motiv për të festuar: “Atëherë mund të shijosh momentin me një gotë xhin”, nënvizon ish-interisti që preferon xhinin para vodkas, birrës apo verës. “Nuk jam i pari që prodhon pije alkolike. Produkti duhet të përfaqësojë kënaqësi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *