• |
ide | kryesore

Kryeministër i Kosovës njofton heqjen e reciprocitetit me Serbinë: Pengon vazhdimin e dialogut

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministiri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se Serbia sot ka shfuqizuar reciprocitetin ndaj Serbisë. Sipas mediave vendase është mësuar se ditën e sotme në mbledhjen e Qeverisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka votuar kundër heqjes së reciprocitet me Serbinë.

Në një kohë që kryeministri i ri i Kosovës, Avbdullah Hoti, vendosi për shfuqizimin e vendimit të datës 20 mars 2020 të qeverisë Kurti për zbatimin gradual të reciprocitetit me Serbinë dhe vendimin e datës 30 maj 2020, për plotësim ndryshimin e vendimit të parë për këtë masë, vetëm 4 ministra kanë votuar kundër këtij ndryshimi. Ministri, Ramë Likaj, Meliza Haradinaj, Blerim Kuqi dhe zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri kanë votuar kundër.

Megjithatë Kryeministri Hoti e ka cilësuar si një vendim të rëndësishëm heqjen e reciprocitetit, e ndër të tjera ai ka thënë se presin që edhe pala serbe t’i heq pengesat në mënyrë që t’i lihet rrugë vazhdimit të dialogut.

“Kemi marrë një vendim të rëndësishëm për heqjen e pengesave për vazhdimin e dialogut. Presim që edhe pala serbe të heq të gjitha pengesat por ne ruajmë të drejtën tonë si shtet sovran që të vendosim masa pëe ruajtjen e sovranitetit tonë në përputhje me partnerët ndërkombëtarë.”- është shprehur Hoti.



6 Comments

  1. Me duket pa sens fraza “ne ruajmë të drejtën tonë si shtet sovran që të vendosim masa për ruajtjen e sovranitetit tonë në përputhje me partnerët ndërkombëtarë.” Ne qofte se partneret nuk duan te perputhen me interesat e shqiptareve te Kosoves, qeveria Hoti do ja dorezoj Kosoven Serbise?

  2. D.m.th, mallrat Made in Kosova edhe pse nuk i pranon Serbia, nuk perben ndonje handikap per keta! Vetem per sovranitet nuk behet fjale! Ah po, kur te ike Veriu i Kosoves, atehere po!

  3. E muraen qeverine e Kosoves ne dore -pro serbet-.Per kete luftuan ata qe ne kohe -pandemie-rrezuan qeverine e -Kurtit-.Dhe nuk ka si te ndodhe ndryshe .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *