• |
ide | kryesore

Kryeministri i Kosovës dorëzohet para Thaçit, i jep frenat e dialogut me Serbinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka vetëm tre ditë që ka ardhur në detyrë, dhe Avudullah Hoti ka treguar se përse i është besuar pozicioni i kreut të qeverisë. Hoti ia ka deleguar presidentit Hashim Thaçi zhvillimin e negociatave me Serbinë.

Mediat vendase publikojnë dokumentin me 58 faqe, ku edhe sqarohet qartë roli i presidentit Thaçi.

“Palë negociuese në dialog do të jetë Qeveria, e cila i përgjigjet Kuvendit, ndërkaq presidenti e përfaqëson vendin në bazë të kompetencave kushtetuese”, thuhet në kapitullin e shtatë të Programit, në të cilin trajtohet dialogu Kosovë-Serbi.

Ishte pikërisht “bekimi” që negociatat t’i vijonte Thaçi, çështja që i “hëngri kokën” ish-kryeministrit Albin Kurti. Ky i fundit, ka folur hapur në Kuvend dhe jo vetëm duke u shprehur se Thaçi kërkonte ndarjen e territorit të Kosovës duke vendosur që të mbante larg negociatave me fqinjët.

Pas rezistencës së Kurtit, LDK-ja zhvilloi edhe mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së tij duke rritur në detyrë zv.kryeministrin Hoti, i cili u tregua i gatshëm që t’i jepte Thaçit gjithë çfarë donte.

Nuk dihet pse ka ndodhur ky delegim kompetencash, i cili nuk ishte përfshirë as në programin qeverisës që e kishin bërë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike. Jo vetëm që presidentit nuk i njihej ndonjë rol në negociatat me Serbinë. Madje, presidenti nuk përmendej kurrkund në dokument.



8 Comments

  1. ZAGARET E ALEXANDER VUCIC PO E ZBATOJN PLANIN PER NDARJEN E KOSOVES thotë:

    QFAR ZAGARI I QELBUR ESHTE KY DULLA ,KJO KA KENE LOJA E PISET E HASHIM THAQIT DHE BATON HAXHIUT NE KOSOVE DHE EDI RAMES NR SHQIPËRI,POR ALBIN KURTI DO TE KTHET SHUME SHPEJT ATY KU AI DHE POPULLI SHQIPETAR MERITON SE BASHKU ME FATOS LUBONJA PRESIDENT SHPRESOJ

  2. Nuk besoj kursesi që në Kushtetutën e Kosovës të ketë një nen që të drejtën e përfaqësimit për marëveshje me shtete të huaj, ta ketë vetëm një person , qoftë ky president apo kryeministër.
    Në marëveshje të tilla llogjikisht mund të ketë vetëm një përfaqësim i vendimeve kolegjiale politike.
    Kryeministri Kurti qeverisi vetëm 50 ditë
    Presdenti Thaçi mund të jetë në ate detyrë mbase edhe një vit.
    Por ardhmëria e Kosovës si shtet i pamvarur e demokratik, nuk mund të mvaret as nga Thaçi, as nga Kurti e aq më pak nga Rama.

  3. mire letyra hoti i kalit te ngordhur e qelbur mustafes ,por ramush hajradin gomari qe betohej e sterbetohej ku eshte .tamam si ne shqiperi :qelbesira te te gjithe kosoves e shqipetarevi gjithe ku jane mblidhuni !per te shqyer kosoven.

  4. Ne kosove prej 8 vitesh qeveris pakica. Qeverisin partite me pak te votuara sepse bejne pazare me serbine e nderkombetar per te mbajt karigen e pushtetit per perfitime personale. Nderkohe ato miliona euro i pastrojn ne tirane pa problem. Pranda ne vend te teatrove e stadiumeve ngihen kulla

  5. Hoti,qenka nje mashrues ordiner.Ne nje interviste me VOA ka thene,se me vendim te gjykates Kushtetuese,dialogun me Serbine,e derjton qeveria.Me e dredh brenda dy diteve,?Ky qenka LEGEN me gjithe kuptimin e fjales.Mjere Kosova,ne cduar paska rene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *