• |
ide | kryesore

Kultivimi i kanabisit, 5 persona shpallen në kërkim në Tiranë, pranga kryeplakut dhe dy inspektorëve

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike janë goditur në Tiranë, çka ka sjellë shpalljen në kërkim 5 shtetas që dyshohen se janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Pas monitorimit nga ajri me avion, në një sipërfaqe të dyshuar, në vendin e quajtur “Kroi i Xhepës”, në fshatin Gropaj është konstatuar një sipërfaqe toke e shpyllëzuar, me 4 parcela të vogla të punuara në formë brazdash.

Gjatë kontrollit në një distancë të afërt u gjetën në nje qese, rreth 200 fara dhe 80 kubikë të dyshuar me lëndë narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasve R. K., Sh. K., R. K., E. K. dhe D. Sh., të cilët dyshohen se janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Po në lidhje me këtë rast u bë arrestimi i shtetasve: E. N., 41 vjeç, me detyrë kryeplaku i fshatit Gropaj; P. Gj. dhe A. A., me detyrë inspektorë pyjesh, pasi nuk kanë informuar në Polici për territorin që mbulonin.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, gjatë kontrollit të ushtruar në Malin e Zallherrit, në një zonë të pyllëzuar pa rrugë kalimi, u gjetën tri parcela të vogla me 149 rrënjë të mbjella, të dyshuara narkotike cannabis sativa. Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.



1 Comment

  1. Pa pa pa pa si nis “goditjet” policia. I keputi fare kryeplaket e rojtaret e pyllit. Porse paska harruar te vere prangat tek duart e veta, pasiqe eshte njesoj pergjegjese si kryeplaku apo rojtari. Sidoqofte, e paska leshuar fare ministri qe u merzit nga kanabisi poshte e lart. Dhe tani oburra re kapim fakir fukarenjte. Idiote te korruptuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *