• |
ide | kryesore

Kush ishte fituesja e konkursit fotografik “Shqipëria nga Shtëpia”

-Instant, Paparazzi, Slider



Garat për Ledia Sulajn, prima balerinën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit janë të mirëpritura edhe kur ato nuk i takojnë profesionit të saj. Kështu ka ndodhur së fundmi, ku një fotografi me protagoniste Ledia Sulajn, në zonën e Dajtit është bërë pjesë e konkursit “Shqipëria nga Shtëpia”, orgaizuar nga Orenala Çuçi, zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit dhe gazetarja Ilda Lumani (njëherësh Drejtore e Revistës BORDO). Konkursi u zhvillua për 2 janë në faqen e instagramit të gazetares Lumani, ku të gjithë mund të dërgonin fotografi nga vendet që kishin vizituar Shqipërinë, duke u bërë kështu një guidë për verën që është në prag…
Një njohje kjo e plotë e vendit tonë dhe një promovim i shkëlqyer i bukurive të rralla që Shqipëria ka. Mbi 1000 foto u publikuan ditë pas dite në këtë konkurs që u bë shumë shpejt viral, dhe në fund të tij u shpallën 6 fotografitë më të mira, të cilat përfituan fundjava dhuratë në disa prej hoteleve në vend, në Golem, Vlorë, Gjirokastër dhe Sarandë.
E befasuar Ledia e ka ndarë këtë moment me miqtë e saj, teksa të shumta kanë qenë komentet dhe komplimetet për këtë fotografi!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *